Më 21 shkurt kalendari kujton shën pier damianin - vatican news
Më 21 shkurt kalendari kujton shën pier damianin - vatican news"
Play all audios:
Shën Pier Damiani është ndër shenjtorët që takojmë në Parajsën e Dantes. Reformator i shenjtë dhe doktor i Kishës, e luftoi simoninë dhe korrupsionin që u përhap në klerin e kohës së tij.
Pier Damiani na kujton se jeta e oshënarit është kulmi i jetës së krishterë, e lirë nga lidhjet me botën, fiton “paradhënien e Shpirtit Shenjt e shpirti i tij bashkohet, i lumtur, me
Dhëndrin Hyjnor". R.SH. - VATIKAN Figurën e oshënarit e të teologut të madh, Shën Pier Damiani, , ipeshkëv e dijetar i Kishës, i cili jetoi ndërmjet viteve 1007 e 1072, në Itali, po e
përshkruajmë me fjalët e Benediktit XVI, sipas audiencës së përgjithshme të 9 shtatorit 2009, kushtuar Shenjtit. Papa e përshkruan atë, që e quante veten “shërbëtori i fundmë i murgjërve”,
si personalitet të pasur dhe të ndërlikuar të Kishës së Mesjetës, gjeni të teologjisë, mjeshtër të jashtëzakonshëm të pendës, njeri që shkroi faqe të paharrueshme dhe aktuale për bukurinë e
Zotit, për dashurinë e Krishtit në Kryq, për vlerën e heshtjes së shpirtit. Por jeta e Shën Pier Damianit nuk u flet vetëm rregulltarëve e personave të shuguruar. Jeta e oshënarit është
kulmi i jetës së krishterë, pasi murgu, i lirë nga lidhjet me botën, fiton “paradhënien e Shpirtit Shenjt e shpirti i tij bashkohet, i lumtur, me Dhëndrin Hyjnor”. Kjo është e rëndësishme
edhe për ne sot, megjithëse nuk jemi murgjër: të dimë të heshtim brenda nesh për të dëgjuar zërin e Zotit, të kërkojmë, si të thuash, një vend ku Zoti të flasë me ne. Mësimi i Fjalës së
Zotit në lutje e meditim është rruga e jetës. Të njohura, shkrimet e Shën Pier Damianit mbi Kryqin e Krishtit e mbi jetën e oshënarit, reflektime që kthehen në Rregull, për të formuar
bashkëvëllezërit e tij kamaldolezë në shekuj, deri në ditët tona. Bashkimi intim me Krishtin impenjon jo vetëm murgjërit, por gjithë të pagëzuarit. Gjejmë këtu një thirrje të fortë edhe për
ne, që të mos e lëmë veten krejtësisht në dorën e trazirave, problemeve e shqetësimeve të përditshme, duke harruar se në qendër të jetës sonë duhet të jetë gjithnjë Jezusi. Shën Pier Damiani
punoi shumë për të përmirësuar ambientin kishtar të kohës së vet e dha një kontribut të çmuar, që Kisha të luante rolin e saj të natyrshëm për kujdesin e shpirtrave. Ai i dënoi ipeshkvijtë
e abatët, që e kryenin detyrën, si të ishin diktatorë, e jo barinj të Kishës. Murgu, i cili më vonë u bë kardinal e ipeshkëv i Ostia-s veç për t’iu bindur Papës, na la kështu një mësim të
madh: na mësoi se Kisha duhet të jetë e bashkuar, se universaliteti i saj duhet të jetë i pranishëm në secilin prej nesh, në mënyrë që edhe shërbimi i një personi të vetëm, të jetë shprehje
e këtij universaliteti. FIGURËN E OSHËNARIT E TË TEOLOGUT TË MADH, SHËN PIER DAMIANI, I CILI JETOI NDËRMJET VITEVE 1007 E 1072, NË ITALI, PO E PËRSHKRUAJMË ME FJALËT E PAPËS SË NDERIT
BENEDIKTIT XVI, SIPAS AUDIENCËS SË PËRGJITHSHME TË 9 SHTATORIT 2009, KUSHTUAR SHENJTIT. Papa Joseph Ratzinger e përshkruan atë, që e quante veten “shërbëtori i fundmë i murgjërve”, si
personalitet të pasur dhe të ndërlikuar të Kishës së Mesjetës, gjeni të teologjisë, mjeshtër të jashtëzakonshëm të pendës, njeri që shkroi faqe të paharrueshme e aktuale për bukurinë e
Zotit, për dashurinë e Krishtit në Kryq, për vlerën e heshtjes së shpirtit. Por jeta e shën Pier Damianit nuk u flet vetëm rregulltarëve e personave të shuguruar. Jeta e oshënarit është
kulmi i jetës së krishterë, pasi murgu, i lirë nga lidhjet me botën, fiton “paradhënien e Shpirtit Shenjt e shpirti i tij bashkohet, i lumtur, me Dhëndrin Hyjnor”. Kjo është e rëndësishme
edhe për ne sot, megjithëse nuk jemi murgjër: të dimë të heshtim brenda nesh pèr të dëgjuar zërin e Zotit, të kërkojmë, si të thuash, një vend ku Zoti të flasë me ne. Mësimi i Fjalës së
Zotit në lutje e meditim është rruga e jetës. Të njohura, shkrimet e shën Pier Damianit mbi Kryqin e Krishtit e mbi jetën e oshënarit, reflektime që kthehen në Rregull, për të formuar
bashkëvëllezërit e tij kamaldolezë në shekuj, deri në ditët tona. Bashkimi intim me Krishtin impenjon jo vetëm murgjërit, por të gjithë të pagëzuarit. Gjejmë këtu një thirrje të fortë edhe
për ne, që të mos e lëmë veten krejtësisht në dorën e trazirave, problemeve e shqetësimeve të përditshme, duke harruar se në qendër të jetës sonë duhet të jetë gjithnjë Jezusi. Shën Pier
Damiani punoi shumë për të përmirësuar ambientin kishtar të kohës së vet e dha një kontribut të çmuar, që Kisha të luante rolin e saj të natyrshëm për kujdesin e shpirtrave. Ai i dënoi
ipeshkvijtë e abatët, që e kryenin detyrën, si të ishin diktatorë, e jo barinj të Kishës. Murgu, i cili më vonë u bë kardinal e ipeshkëv i Ostia-s veç për t’iu bindur Papës, na la kështu një
mësim të madh: na mësoi se Kisha duhet të jetë e bashkuar, se universaliteti i saj duhet të jetë i pranishëm në secilin prej nesh, në mënyrë që edhe shërbimi i një personi të vetëm, të jetë
shprehje e këtij universaliteti.
Trending News
Gjon Pali II, takime universitare për të ndihmuar të rinjtë ta njohinFilluan në Vatikan Ditët e Shën Gjon Palit II, që frymëzohen nga ato me të njëjtin emër, të cilat mbahen çdo vit në Krak...
Afërsia e papës me greqinë e dëmtuar rëndë nga zjarri - vatican newsPapa Françesku, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit në Solemnitetin e Ngjitjes së Marisë në Qiell, i drejton ngushëllimet...
Programi shqip 04.05.2022 - Vatican NewsPodcast Programi shqip 04.05.2022 Your browser does not support the audio element Kontributi yt për një mision të madh: ...
Filipine, fillon lutja për shërimin kombëtarNjë fushatë kombëtare lutjeje për shërimin e vendit dhe fundin e pandemisë nga koronavirusi: kjo është nisma e nxitur ng...
Më 21 shkurt kalendari kujton Shën Pier DamianinFigurën e oshënarit e të teologut të madh, Shën Pier Damiani, , ipeshkëv e dijetar i Kishës, i cili jetoi ndërmjet vitev...
Latests News
Programi shqip 12. 03. 2023 - vatican news__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...
Françesku: të gjithë jemi të thirrur për shenjtëri, model i jetës kundër rrymësSot Kisha kremton festën solemne të të Gjithë Shenjtorëve! Atyre që u shpallën gjatë historisë, por edhe shumë të tjerëv...
Të meditojmë me Ungjillin e festёs tё Tё Ngjiturit tё Zojёs sё QiellUngjilli i festës tё Të Ngriturit tё së Lumes Mari Virgjёr nё Qiell, nga shёn Luka (1,39-56), na tregon për pasinë e Shë...
Davos, Papa: edhe sot uri, shfrytëzim, analfabetizëm. Si ka mundësi?Popuj që vdesin nga uria, punëtorë të paguar pak ose keq, fëmijë analfabetë, burra dhe gra pa kujdes mjekësor ose pa çat...
Françesku: jetojmë në një periudhë të errët e të hidhur, por Zoti e udhëheq historinëShkoi tek lufta, tek vuajtja dhe tek padrejtësitë e shumta kudo në botë, mendimi i Papës Françesku, ndërsa dje ...