Gjon pali ii, takime universitare për të ndihmuar të rinjtë ta njohin - vatican news

Vaticannews

Gjon pali ii, takime universitare për të ndihmuar të rinjtë ta njohin - vatican news"

Play all audios:

Loading...

U paraqitën Ditët kushtuar Papës polak, që do të mbahen nga data 26 deri më 29 nëntor, organizuar nga Fondacioni përkatës vatikanas, nga Universiteti Papnor i Krakovit kushtuar Papa Wojtilës


dhe nga Kisha e Hospice i Shën Stanislaut në Romë, nën patronazhin e Dikasterit të Vatikanit për Kulturën dhe Edukimin R.SH. – VATIKAN Filluan në Vatikan DITËT E SHËN GJON PALIT II, që


frymëzohen nga ato me të njëjtin emër, të cilat mbahen çdo vit në Krakov të Polonisë që prej gati dy dekadash, me konferenca akademike kushtuar mësimit të Papa Wojtilës. Në Romë, Ditët


kushtuar Papës polak mbahen për herë të parë, nga 26 deri më 29 nëntor, me konferenca e debate në tre universitete papnore: në atë të Shën Tomës së Akuinit (Angelicum), në atë të Kryqit të


Shenjtë dhe në atë Gregorian. Tema e takimeve të këtij viti është "FEJA DHE ARSYEJA NË MENDIMIN E SHËN GJON PALIT II". TRASHËGIMIA E SHËN GJON PALIT II Këto ditë, u shpjegua në


konferencën e djeshme për shtyp, janë një mundësi për t’u thelluar në trashëgiminë e shenjtit polak, duke e zbatuar në ditët tona. Ditët janë menduar veçanërisht për të rinjtë, të cilët nuk


kanë pasur ndonjë përvojë personale me Papën e me mënyrën e tij të të folurit. Nuk i njohin emocionet, që zgjonte, kur u fliste besimtarëve. Prandaj, gjatë takimeve, që filluan dje, bëhen


përpjekje për të ngjallur interesin e tyre mbi Gjon Palin II dhe veprën e tij. NJË PROGRAM I PASUR Ditën e djeshme, 26 nëntor, takimet u hapën në Universitetin Papnor të Shën Tomës së


Akuinit _Angelicum _e vijuan sot, 27 nëntor, në atë të Shën Kryqit, ku u mbajt konferenca me titull "Gjoni Pali II dhe Galileu: Komisioni Papnor për Studimin e Çështjes Kopernikane dhe


dialogu ndërmjet shkencës dhe fesë". Sonte, në Kishën dhe Hospice të Shën Stanislaut zhvillohet një debat me temë “Kultura si pasuri e përbashkët e çdo populli, shprehje e dinjitetit,


lirisë, krijimtarisë”. Konferenca e tretë, më 28 nëntor, do të organizohet nga Universiteti Papanor Gregorian dhe do të ketë si temë “Feja, arsyeja, kultura, ideologjitë. Një çerek shekulli


që nga enciklika ‘Fides et ratio’”. Ditët do të mbyllen me kremtimin e Meshës në varrin e Shën Gjon Palit II, në Bazilikën e Shën Pjetrit, si edhe me një ceremoni përfundimtare për dhënien e


disa çmimeve në universitetin Papanor Angelicum, në Romë.


Trending News

Programi shqip 01. 12. 2024 - vatican news

__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...

Shën Maria e Madhe hap thesare të reja arti e feje

Virgjëra Mari quhet Porta e Qiellit ndaj nuk duket rastësi që hapja e një muzeu të ri, në një vend kaq të rrënjosur në e...

Programi shqip 04. 06. 2024 - vatican news

__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...

Papa afganëve: të mos nxitet urrejtje në emër të Zotit, të drejtat, për të gjithë

Para së gjithash është dhimbja për "kohën tragjike" që jetoi Afganistani në dekadat e fundit, mes luftërave dhe konflikt...

Mbërritja e papës françesku në marok e programi i ditës së sotme - vatican news

Posa mbërriti në Rabat Papa Françesku gjeti një mot me shi por edhe buzëqeshje: filloi, kështu, shtegtimi 28-të Apostoli...

Latests News

Programi shqip 26. 01. 2022 - vatican news

__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...

Meditim kreshmor: “blerim pranvere” - vatican news

Meditim kreshmor sipas Ungjillit të Dielës së Parë të Kreshmëve: “Vijojmë ravgimin pas Krishtit, tunduar nga djalli në s...

Më 24 korrik kremtohet dita botërore e gjyshërve dhe të moshuarve - vatican news

Dita e Dytë Botёrore e gjyshërve, me temë: “Në pleqëri do të japin akoma fryte”, frymëzuar nga Psalmi 92,15, do tё kremt...

Programi shqip 05.02.2022 - Vatican News

Podcast Programi shqip 05.02.2022 Your browser does not support the audio element Kontributi yt për një mision të madh: ...

Programi shqip 01.11.2022 - Vatican News

Podcast Programi shqip 01.11.2022 Your browser does not support the audio element Kontributi yt për një mision të madh: ...

Top