Françesku: jetojmë në një periudhë të errët e të hidhur, por zoti e udhëheq historinë - vatican news

Vaticannews

Françesku: jetojmë në një periudhë të errët e të hidhur, por zoti e udhëheq historinë - vatican news"

Play all audios:

Loading...

Papa kryesoi meshën në Shën Pjetër në festën liturgjike të Virgjërës së Guadalupes: dëgjojmë zhurmën e luftës, por edhe kjo “është kohë e favorshme për shëlbim”. Virgjëra e Guadalupes është


Nënë në mesin e popullit amerikan, identiteti i të cilit kërcënohet nga një paganizëm i egër dhe shfrytëzues dhe nga një ateizëm praktik dhe pragmatik, nënvizoi Françesku R.SH. – VATIKAN


         Shkoi tek lufta, tek vuajtja dhe tek padrejtësitë e shumta kudo në botë, mendimi i Papës Françesku, ndërsa dje pasdite kremtoi meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit, në festën


liturgjike të Zojës së Guadalupes. Ashtu si pesë shekuj më parë, “në një çast të ndërlikuar për banorët e botës së re, Zoti deshi ta shndërronte trazirën, që ngjallte takimi ndërmjet dy


botëve të ndryshme, në një kuptim të ri për jetën dhe dinjitetin, duke na dërguar Marinë – shpjegoi Ati i Shenjtë - edhe sot Zoti vazhdon ta dërgojë Nënën e Tij për të ngushëlluar e për të


plotësuar nevojat e më të vegjëlve, pa përjashtuar askënd”. ZOTI E DREJTON HISTORINË Virgjëra që një ditë takoi Juan Diegon në kodrën e Tepejakut, ashtu si pas lajmërimit të Engjëllit të


Tënzot, niset me nxitim për në botën tonë plot plagë, që ka nevojë për të: “Dëshiron të rrijë me ne, na lutet që ta lejojmë të jetë Nëna jonë dhe t’ia hapim jetën Birit të saj Jezus, ta


pranojmë mesazhin e Tij që të mësojmë të duam si Ai. Vërtet, Zoti - theksoi Papa – e udhëheq historinë e njerëzimit çdo çast. Ai është Emanueli, Zoti-me-ne, ecën krah për krah me ne si vëlla


e shok udhe. Është i afërt, njëri prej nesh, është si ne, me përjashtim të mëkatit. KËRCËNIMET E PAGANIZMIT DHE TË ATEIZMIT          Zoja e Guadalupes, vijoi Françesku, e cila njihet nga


popujt e Amerikës Latine si “Virgen Morenita” (Virgjëra e Zeshkët), iu duk disa herë Juan Diegos, një nga aztekët e parë të kthyer në krishterim, nga data 9 deri më 12 dhjetor 1531, në një


kohë kur popujt amerikanë vuanin nga “varfëria, shfrytëzimi, kolonializmi shoqëroro-ekonomik dhe ai kulturor”. Edhe sot, “Ajo – vërejti Papa – është në mesin e karvanëve të liridashësve, që


shkojnë drejt veriut, në mesin e popullit amerikan, identiteti i të cilit kërcënohet nga një paganizëm i egër dhe shfrytëzues, plagoset nga predikimi aktiv i një ateizmi praktik dhe


pragmatik”. _“Këtë vit ne e kremtojmë Zojën e Guadalupes në një çast të vështirë për njerëzimin. Janë kohë të hidhura, plot zhurma lufte, me padrejtësi në rritje, zi buke, varfëri dhe


vuajtje. Por, megjithëse ky horizont duket i zymtë, i turbullt, me paralajmërime për shkatërrime e shkretime edhe më të mëdha, dashuria dhe bindja ndaj Hyjit na thonë se edhe kjo është kohë


e favorshme shëlbimi, në të cilën Zoti, përmes Virgjërës Mari, vazhdon të na dhurojë Birin e tij, i cili na kërkon të vëllazërohemi, të lëmë mënjanë egoizmin, indiferencën dhe antagonizmin,


duke na ftuar të marrim përsipër ‘pa vonesë’ përgjegjësinë për njëri-tjetrin, të kujdesemi për vëllezërit dhe motrat tona të harruara e të flakura nga shoqëritë konsumiste dhe të


çinteresuara”._ DREJT 500-VJETORIT TË ZOJËS SË GUADALUPES          Dje, në kontinentin amerikan, filloi Nëntëditëshi Ndërkontinental Guadalupan, udhë që përgatit kremtimin e 500-vjetorit të


Zojës së Guadalupes, në vitin 2031. Ati i Shenjtë e ftoi Kishën në Amerikë të marrë pjesë në këtë rrugëtim, “duke rinovuar indin shoqëror dhe kishtar të këtyre popujve e bashkësive”.


         _“Ju lutem bëjeni këtë në frymën e vërtetë të Guadalupes. Më shqetësojnë propozimet ideologjike e kulturore të llojeve të ndryshme, që duan ta përvetësojnë takimin e popullit me


Nënën e tij, që duan ta ‘çmetisojnë’ dhe t’i bëjnë makijazh Nënës. Ju lutem, mos lejoni që mesazhi të distilohet sipas mendësisë së kësaj bote e sipas ideologjive”._


Trending News

Të meditojmë me ungjillin e festёs tё tё ngjiturit tё zojёs sё qiell - vatican news

Më pëlqen, o Mari, kjo festa jote,/që vjen në mes gushtit/e na kujton/se caku ynë nuk është prehja,/po lumturia e Hyjit....

Papa takohet me meshtarët kilianë viktima të shpërdorimeve. - vatican news

Deklaratë e drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke: në këtë fundjavë, Papa do të ftojë në Shën Martë grup...

Programi shqip 04. 05. 2022 - vatican news

__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...

Programi shqip 19. 05. 2020 - vatican news

__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...

Më 5 gusht kalendari kujton shugurimin e bazilikës romake të shën marisë së madhe - vatican news

Më 5 gusht kalendari i Kishës katolike përkujton shugurimin e Bazilikës romake të Shën Marisë së Madhe, ‘mrekullinë e dë...

Latests News

Françesku: jetojmë në një periudhë të errët e të hidhur, por zoti e udhëheq historinë - vatican news

Papa kryesoi meshën në Shën Pjetër në festën liturgjike të Virgjërës së Guadalupes: dëgjojmë zhurmën e luftës, por edhe ...

Me 30 janar kalendari kishtar përkujton shën martinën - vatican news

Shën Martina, martire, të cilën kalendari kishtar e përkujton më 30 janar, na rrëfen se fuqia që del nga Jezu Krishti Zo...

Papa: dokumenti mbi vëllazërimin njerëzor, një faqe e re në dialogun ndërmjet feve - vatican news

Papa Françesku 'bekon' të gjithë ata që ndihmojnë "vëllezërit e tyre të varfër, të sëmurë, të persekutuar...

Papa: kujtimi i përqafimit të palit vi me athenagorën na nxit të punojmë për paqen - vatican news

Pas lutjes së Engjëllit tëZotit, në ditën e Dëftimit të Zotit, Papa Françesku kujtoi 60-vjetorin e "gjestit histori...

“takim me martirët”: i lumi dom marin shkurti, martir - vatican news

I Lumi dom Marin Shkurti u pushkatua nga regjimi komunist më 1 prill 1969, në moshën 36-vjeçare, te Zalli Kirit në Shkod...

Top