Papa takohet me meshtarët kilianë viktima të shpërdorimeve. - vatican news
Papa takohet me meshtarët kilianë viktima të shpërdorimeve. - vatican news"
Play all audios:
Deklaratë e drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke: në këtë fundjavë, Papa do të ftojë në Shën Martë grupin e dytë të viktimave të shpërdorimeve të pushtetit, të ndërgjegjes
dhe seksuale në Kili. Mision i ri për imzot Sciclun-ën dhe imzot Bertomeu-n. R. SH. VATIKAN Këtë fundjave, Ati i Shenjtë do të mikpresë në Shtëpinë e Shën Martës, një grup priftërinjsh
kilianë. E kujton, në një deklaratë, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke. Sipas paralajmërimit, është fjala për një grup të dytë viktimash të Fernando Karadimës dhe
ndjekësve të tjerë të famullisë së Sagrado Corazon de Providencia. Posaçërisht për pesë priftërinj, që kanë qenë viktima të shpërdorimeve të pushtetit, të ndërgjegjes e edhe seksuale. Së
bashku me ta, do të jenë edhe dy meshtarë, që i asistuan viktimat në udhën juridike e shpirtërore, si dhe dy laikë, të pranishëm në këtë udhë të dhimbshme. MISION I RI NË KILI Në notë
lexohet edhe se “me qëllim që shkohet përpara në procesin për ndreqjen e edhe shërimin e viktimave të shpërdorimeve, ditët e ardhshme do të shkojnë përsëri në Kili, imzot Charles Scicluna
dhe imzot Jordi Bertomeu, këtë herë me mision në Dioqezën e Osornos, me porosi nga Papa Françesku. LETRA E PAPËS Ndërkaq - përfundon teksti - Papa do t’i dërgojë kryetarit të Konferencës
ipeshkvnore të Kilit një letër, hartuar personalisht, drejtuar mbarë popullit të Zotit, siç u pati premtuar ipeshkvijve”, të cilët i takoi në gjysmën e majit, në Vatikan.
Trending News
Të meditojmë me ungjillin e festёs tё tё ngjiturit tё zojёs sё qiell - vatican newsMë pëlqen, o Mari, kjo festa jote,/që vjen në mes gushtit/e na kujton/se caku ynë nuk është prehja,/po lumturia e Hyjit....
Papa takohet me meshtarët kilianë viktima të shpërdorimeve. - vatican newsDeklaratë e drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke: në këtë fundjavë, Papa do të ftojë në Shën Martë grup...
Koncistori për krijimin e kardinajve të rinj - vatican newsNë vigjiljen e Sinodit të Ipeshkvijve kushtuar Amazonës, Papa mbledh koncistorin për t’i shtuar Kishës Katolike 13 kardi...
Papa: dokumenti mbi vëllazërimin njerëzor, një faqe e re në dialogun ndërmjet feve - vatican newsPapa Françesku 'bekon' të gjithë ata që ndihmojnë "vëllezërit e tyre të varfër, të sëmurë, të persekutuar...
Papa: kujtimi i përqafimit të palit vi me athenagorën na nxit të punojmë për paqen - vatican newsPas lutjes së Engjëllit tëZotit, në ditën e Dëftimit të Zotit, Papa Françesku kujtoi 60-vjetorin e "gjestit histori...
Latests News
Me 30 janar kalendari kishtar përkujton shën martinën - vatican newsShën Martina, martire, të cilën kalendari kishtar e përkujton më 30 janar, na rrëfen se fuqia që del nga Jezu Krishti Zo...
Papa: dokumenti mbi vëllazërimin njerëzor, një faqe e re në dialogun ndërmjet feve - vatican newsPapa Françesku 'bekon' të gjithë ata që ndihmojnë "vëllezërit e tyre të varfër, të sëmurë, të persekutuar...
Papa: kujtimi i përqafimit të palit vi me athenagorën na nxit të punojmë për paqen - vatican newsPas lutjes së Engjëllit tëZotit, në ditën e Dëftimit të Zotit, Papa Françesku kujtoi 60-vjetorin e "gjestit histori...
“takim me martirët”: i lumi dom marin shkurti, martir - vatican newsI Lumi dom Marin Shkurti u pushkatua nga regjimi komunist më 1 prill 1969, në moshën 36-vjeçare, te Zalli Kirit në Shkod...
Mbretëresha qiellore e 2 qershorit 2019 - vatican newsÇ’ËSHTË LUTJA E MBRETËRESHËS QIELLORE? Lutja fillestare e Mbretëreshës Qiellore, ose thjesht “Mbretëresha Qiellore”, ësh...