Të meditojmë me ungjillin e festёs tё tё ngjiturit tё zojёs sё qiell - vatican news
Të meditojmë me ungjillin e festёs tё tё ngjiturit tё zojёs sё qiell - vatican news"
Play all audios:
Më pëlqen, o Mari, kjo festa jote,/që vjen në mes gushtit/e na kujton/se caku ynë nuk është prehja,/po lumturia e Hyjit./Është bukuria e Zotit…/Sepse shëlbimi nuk është veç për
shpirtin/është dhe për korpin./O Nënë Mari,/ti më fton të besoj,/të shpresoj e të dua/me gjithë vetveten:/me trup e me shpirt! R.SH. – VATIKAN Ungjilli i festës tё Të Ngriturit tё së Lumes
Mari Virgjёr nё Qiell, nga shёn Luka (1,39-56), na tregon për pasinë e Shën Marisë Virgjër tek kushërira e saj Elizabeta. Në çastin që ajo e njeh si Nënën e Zotit, nga goja e Marisë del ai
himn Madhërimi (Magnificat) të mrekullueshëm, me të cilin Kisha i thur lavde Hyjit edhe sot e kësaj dite. Në misterin e festës të Të Ngjiturit të Zojës në qiell, kremtojmë pikërisht këtë
lavdi të Zotit, që e ruajti Marinë Virgjër nga çdo mëkat dhe e lartoi pranë të Birit Jezus me korp e me shpirt. NJË FRAGMENT NGA UNGJILLI I LUKËS (1,39-56): _Ndër ato ditë, Maria u nis me
nxitim për krahinën malore në një qytet të Judës. Ajo hyri në shtëpinë e Zakarisë dhe e përshëndeti Elizabetën. Tashti, posa Elizabeta e dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në
kraharorin e saj. Elizabeta u mbush me Shpirtin Shenjt dhe brohoriti me zë të lartë: “Je më e bekuar se të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd! Dhe, nga e pata fatin të
vijë tek unë nëna e Zotit tim? Ja, se, posa zëri i përshëndetjes sate arriti në veshë të mi, foshnja prej hareje kërceu në kraharorin tim. E lumja ti që besove se do të plotësohet çka të qe
thënë prej Zotit!”_ _Atëherë Maria tha: “Shpirti im e madhëron Zotin, shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim, sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: po, që
tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur. Sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm: i shenjtë është Emri i tij! Mëshira e tij brezni me brezni për ata që e
nderojnë. E tregoi fuqinë e krahut të vet: i hodhi poshtë qëllimet e krenarëve; i rrëzoi princat prej froneve të tyre, e i lartësoi të përvujtët. Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të
hanë, e të pasurit i nisi duarthatë. I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet, duke u sjellë në mend mëshirën – si ua pati premtuar etërve tanë – në dobi të Abrahamit e të pasardhësve të tij
në amshim.”_ T’I LUTEMI SË BASHKU ZOJËS SË NGJITUR NË QIELL Na e bëj këtë dhuratë o Atë, të të lëvdojmë me fjalët e Marisë, me shprehjen e gëzimit të sa e sa burrave e grave që besuan e
shpresuan në Ty. Po o Zot, Ti je vërtet i madh në dashurinë tënde të pamasë, që nuk njeh kufi: në Marinë, Ti na jep një shenjë shprese të sigurt që secili të kundrojë në lavdinë e saj
plotësinë dhe begatinë për të cilat është caktuar. Përmes saj, vashës së re të Nazaretit, Ti realizove mrekullinë e mishërimit të Birit tënd. Asaj ia besove si fëmijë për t’u rritur e për
t’u përgatitur për jetën, i ushqyer me dashurinë e nënës. E ajo i qëndroi pranë deri në fund, deri në Kalvar, deri në vdekjen mbi kryq. Prandaj mori pjesë, me korp e me shpirt, në
ringjalljen e Tij. Prandaj nuk e njohu korruptimin e kalbjen e varrit, por u shndërrua fill pas vdekjes për të ndarë krah të Birit gëzimin e amshimit.
Trending News
Në estoni, kishat e evropës diskutojnë për rolin e tyre në kontinent - vatican newsJanë të rinjtë e kishave të krishtera, që bëjnë pjesë në Konferencën e Kishave evropiane (CEC), ata që e hapën veprimtar...
Papa kërkon lutje për shtegtimin në afrikën e munduar nga konflikte të gjata - vatican newsDy ditë para se të niset për në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut, Françesku i falënderoi të gjithë a...
Faisalabad: në “fshatin e martirëve”, shkollë katolike për vajzat e varfra jetime - vatican newsInstituti i Shën Domenikut në Khushpur, aktiv që nga viti 1975, mirëpret 170 nxënëse (nga klasa e parë deri në të dhjetë...
Papa, të rinjve: gjon pali ii na nxit t’i kapërcejmë sprovat, duke ndjekur krishtin - vatican newsPapa Françesku u dërgon një videomesazh të rinjve të Krakovit, në 100-vjetorin e lindjes së shenjtit të madh polak, Papë...
Papa kujtoi të lumen leonella dhe u lut për paqen në afrikë - vatican newsPas lutjes së Engjëllit të Tënzot, kremtuar nё mesditё, nё Vatika nen, Papa Françesku kujtoi një figurë të re, të ndritu...
Latests News
Të meditojmë me ungjillin e festёs tё tё ngjiturit tё zojёs sё qiell - vatican newsMë pëlqen, o Mari, kjo festa jote,/që vjen në mes gushtit/e na kujton/se caku ynë nuk është prehja,/po lumturia e Hyjit....
Ndërroi jetë kardinali Geraldo Majella Agnelo: ishte 89 vjeçSot në mëngjes, në Londrina të Brazilit, ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare. Kardinali Geraldo Majella Agnelo, kryeipeshk...
Shevchuk: papa i shqetësuar për ukrainën, gjithmonë pranë njerëzve - vatican newsKreu i Kishës Greko-Katolike të Ukrainës u prit sot nga Françesku, në kuadër të punimeve të Sinodit, në të cilin ai merr...
Papa lutet për meshtarët dhe mjekët, që dhanë e japin jetënFrançesku kryesoi, sot në mëngjes, në Shtëpinë e Shën Martës, Meshën e së Dielës IV të Pashkëve, e Diela e Bariut të Mi...
Papa, ipeshkvijve të dioqezës së romës: koha për të zgjedhur si duhet vikarin e ri - vatican newsFrançesku priti më 8 prill në audiencë Këshillin Ipeshkvnor të dioqezës së Romës. Të shtunën, vikari i deritanishëm, kar...