Afërsia e papës me greqinë e dëmtuar rëndë nga zjarri - vatican news
Afërsia e papës me greqinë e dëmtuar rëndë nga zjarri - vatican news"
Play all audios:
Papa Françesku, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit në Solemnitetin e Ngjitjes së Marisë në Qiell, i drejton ngushëllimet e tij popullatës së Athinës dhe qyteteve përreth, të prekura nga një
zjarr masiv, që shpërtheu në zonën verilindore, i cili detyroi mijëra njerëz të evakuoheshin: "Dëme materiale dhe fatkeqësi mjedisore dhe thirrje që të mbështeten nga bashkësia
ndërkombëtare” R.SH. / VATIKAN Në lutjen e sotme të Engj[llit të Zotit, 15 gusht, në solemnitetin e Zojës së Ngjitur në Qiell, Papa kujtoi edhe Greqinë e shkatërruar nga një zjarr i madh, që
shpërtheu të dielën, më 11, dhe që vazhdon të kërcënojë të gjithë pjesën verilindore të vendit, rajonin që përfshin Athinën dhe dhjetëra fshatra dhe qytete përreth. “Mendimet e mia tani
janë pranë Greqisë, e cila ditët e fundit po lufton me një zjarr shumë të rëndë, të zhvilluar në verilindje të Athinës” - kujton Papa - menjëherë pas thirrjes për tokat e prekura nga lufta,
në veçanti në Lindjen e Mesme. MBËSHTETJE NGA BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE Papa Françesku kujton dhjetëra mijëra njerëz tashmë të evakuar: "Shumë familje kanë mbetur pa shtëpi e duhet të
përballen me vështirësi të tmerrshme e, përveç dëmeve të mëdha materiale, po krijohet edhe fatkeqësia e mjedisit": _“Lutem për viktimat dhe të lënduarit, siguroj afërsinë time me ata që
janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë, duke besuar se mund të mbështeten nga solidariteti i përbashkët”._ FATKEQËSIA Flakët, të cilat fillimisht u zhvilluan pranë Varnavas, bënë shkrumb e hi
rreth 100 mijë hektarë tokë, në rajonin e Atikës, ku puna e shpëtimit vazhdon pandërprerë edhe në këtë kohë. Mbi 700 zjarrfikës dhe 200 makina zjarrfikëse u mobilizuan për të shuar flakët
dhe për të kufizuar në çdo mënyrë, numrin e të lënduarve, 70 deri tani. Zgjerimi i zjarrit u shkaktua edhe nga era, që ka arritur shpejtësinë 70 kilometra në orë. Zjarri masiv detyroi
banorët e dhjetëra qyteteve dhe fshatrave në periferi të Athinës, të evakuohen. Në komunën e Patima Halandriou, më 13 gusht, autoritetet gjetën edhe viktimën e parë të fatkeqësisë: një grua
të moshuar me origjinë moldave, trupi i së cilës shtrihej i pafuqishëm në një nga fabrikat që kishte përfunduar në flakë.
Trending News
Programi shqip 19. 05. 2020 - vatican news__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...
Afërsia e papës me greqinë e dëmtuar rëndë nga zjarri - vatican newsPapa Françesku, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit në Solemnitetin e Ngjitjes së Marisë në Qiell, i drejton ngushëllimet...
Papa në festën e shën shtjefnit: gjestet e dashurisë e ndërrojnë historinë - vatican newsDuke dashur, duke u lutur, duke falur: kështu e kaloi jetën Shtjefni, martiri i parë i Kishës, që festohet më 26 dhjetor...
j27 | Infoprovinciaj27 | Infoprovincia ------------------------- Usamos cookies para asegurar que te damos la mejor experiencia en nuestra ...
Trafikimi i qenieve njerëzore, selia e shenjtë në osbe: t'u garantohet trajtimi i duhur viktimave - vatican newsMe rastin e Konferencës së 22-të të Aleancës kundër Trafikimit të Njerëzve, me temë "Mbrojtja: mbështetja e të drej...
Latests News
Imzot massafra: benedikti xvi nga qielli lutet për ne dhe na ngushëllon - vatican newsImzot Massafra, pas pjesëmarrjes në Meshën e Dritës e ritin e salikimit të Papës së Nderit, Benedikti XVI ka qenë shembu...
Programi shqip 15. 02. 2021 - vatican news__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...
Takimi vjetor i koordinimit të ipeshkvijve për tokën shenjte, solidariteti nuk ndalet - vatican newsTakimi vjetor i Koordinimit të ipeshkvijve për Tokën Shenjte, përmes internetit, nga 16 deri në 21 janar, pёr tё ripohua...
Papa: dashuria për zotin dhe për të afërmin është një e vetme - vatican newsPapa: "Në Kreshmë jemi të ftuar të ndalemi. Të ndalemi në lutje, për të pranuar Fjalën e Zotit dhe, të ndalemi siku...
Më 23 shtator kalendari përkujton shën piun nga pietrelçina, meshtar rregulltar kapuçinë - vatican newsBota ka nevojë si për bukën, për mëshirën e Zotit, atë mëshirë, së cilës Atë Piu nga Pietrelçina i shërbeu aq, sa të bëh...