Takimi vjetor i koordinimit të ipeshkvijve për tokën shenjte, solidariteti nuk ndalet - vatican news

Vaticannews

Takimi vjetor i koordinimit të ipeshkvijve për tokën shenjte, solidariteti nuk ndalet - vatican news"

Play all audios:

Loading...

Takimi vjetor i Koordinimit të ipeshkvijve për Tokën Shenjte, përmes internetit, nga 16 deri në 21 janar, pёr tё ripohuar solidaritetin e Kishёs Universale ndaj të krishterëve tё Tokës


Shenjte. R.SH. - VATIKAN Për shkak të pandemisë, takimi vjetor i Koordinimit të ipeshkvijve për Tokën Shenjte (Holy Land coorination, Hlc) nё tё cilin bёjnё pjesё episkopatet e Shteteve të


Bashkuara tё Amerikёs, tё Bashkimit Evropian, Kanadasë dhe Afrikës sё Jugut, do të zhvillohet përmes internetit, nga 16 deri në 21 janar. Synimi i takimit, nё tё cilin do të marr pjesë edhe


nga Patriarku i ri i Jeruzalemit të Latinëve, kryeipeshkvi Pierbattista Pizzaballa, dhe Nunci apostolik në Izrael e Qipro dhe Delegati apostolik në Jeruzalem e Palestinë, kryeipeshkvi


Leopoldo Girelli, është mbështetja e drejtësisë dhe e paqes në rajon dhe përkrahja e Kishës vendore, pra, ripohimi i solidaritetit tё Kishёs Universale ndaj të krishterëve tё Tokës së


Shenjtë dhe në të njëjtën kohë tërheqja e vëmendjen ndërkombëtare ndaj situatës sё Kishave në rajon, veçanërisht në këtë kohë pandemie. Për shumë të krishterë qё punojnë në fushën e turizmit


dhe tё shtegtimeve, në fakt, përhapja e covid-19 ka shkaktuar dëme tё mëdha edhe nё fushën ekonomike, duke kushtëzuar, kёshtu, jetesën e shumë familjeve. "Situata tashmë e vështirë


politike e shoqërore – shkruhet nё një njoftim për shtyp tё Konferencës episkopale gjermane (DBK) - është bërë edhe më e rёndё për grupet e vogla të tё krishterëve" në këto vende.


Ngjarja, nënvizon njoftimi për shtyp, përfaqëson një mundësi për të "shkëmbyer njoftimet e pёr tё diskutuar perspektivat" veçanërisht në lidhje me shkollat ​​e krishtera në Tokën e


Shenjtë, duke analizuar çështjen si me drejtuesit e instituteve ashtu edhe me studentët, me një fokus tё veçantё mbi kontekstin arsimor në Gaza. "Takimi ndërkombëtar i ipeshkvijve -


përfundon njoftimi i nga Konferencës episkopale gjermane - synon të përforcojë të krishterët dhe Kishat në Tokën e Shenjtë në angazhimin e tyre për drejtësi, paqe e mirëkuptim midis popujve


dhe bashkësive fetare". Pa kërkuar privilegje për besimtarët, por dinjitet e respekt për të drejtat e tyre. Kujtojmë se Koordinim i ipeshkvijve për Tokën Shenjte, qё përbëhet nga


prelatët e gjithë Evropës, të Amerikës së Veriut e të Afrikës së Jugut, është themeluar në vitet 1990 me ftesën e Selisë së Shenjtë, për të vizituar dhe mbështetur bashkësitë e krishtera


lokale në rajon. Koordinimi i ipeshkvijve për Tokën Shenjte bazohet në tri shtylla: lutja, shtegtimi e bindja. Çdo vit lutja dhe kremtimi i Eukaristisë, shpesh në rite të ndryshme, është


sfondi në të cilin zhvillohen veprimtaritë me bashkësitë kishtare vendore.


Trending News

Programi shqip 19. 05. 2020 - vatican news

__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...

Papa në festën e shën shtjefnit: gjestet e dashurisë e ndërrojnë historinë - vatican news

Duke dashur, duke u lutur, duke falur: kështu e kaloi jetën Shtjefni, martiri i parë i Kishës, që festohet më 26 dhjetor...

Afërsia e papës me greqinë e dëmtuar rëndë nga zjarri - vatican news

Papa Françesku, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit në Solemnitetin e Ngjitjes së Marisë në Qiell, i drejton ngushëllimet...

j27 | Infoprovincia

j27 | Infoprovincia ------------------------- Usamos cookies para asegurar que te damos la mejor experiencia en nuestra ...

Trafikimi i qenieve njerëzore, selia e shenjtë në osbe: t'u garantohet trajtimi i duhur viktimave - vatican news

Me rastin e Konferencës së 22-të të Aleancës kundër Trafikimit të Njerëzve, me temë "Mbrojtja: mbështetja e të drej...

Latests News

Takimi vjetor i koordinimit të ipeshkvijve për tokën shenjte, solidariteti nuk ndalet - vatican news

Takimi vjetor i Koordinimit të ipeshkvijve për Tokën Shenjte, përmes internetit, nga 16 deri në 21 janar, pёr tё ripohua...

Papa: dashuria për zotin dhe për të afërmin është një e vetme - vatican news

Papa: "Në Kreshmë jemi të ftuar të ndalemi. Të ndalemi në lutje, për të pranuar Fjalën e Zotit dhe, të ndalemi siku...

Më 23 shtator kalendari përkujton shën piun nga pietrelçina, meshtar rregulltar kapuçinë - vatican news

Bota ka nevojë si për bukën, për mëshirën e Zotit, atë mëshirë, së cilës Atë Piu nga Pietrelçina i shërbeu aq, sa të bëh...

Papa, ipeshkvijve të dioqezës së romës: koha për të zgjedhur si duhet vikarin e ri - vatican news

Françesku priti më 8 prill në audiencë Këshillin Ipeshkvnor të dioqezës së Romës. Të shtunën, vikari i deritanishëm, kar...

Kush është maria? T’ia bëjmë vetes këtë pyetje në majin, që i kushtohet - vatican news

Kush është Maria? T’ia bëjmë vetes këtë pyetje në majin kushtuar Zojës së Bekuar . R. SH. - VATIKAN Ashtu si fëmija nuk ...

Top