Selia e shenjtë në okb: shtetet të respektojnë jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu - vatican news
Selia e shenjtë në okb: shtetet të respektojnë jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu - vatican news"
Play all audios:
Nxjerrja jashtë ligjit e dënimit me vdekje, i cili nuk mund të pranohet në asnjë rast, si edhe nevoja për t’u garantuar të gjithëve të drejtat themelore të njeriut, të njohura nga Deklarata
Universale, në qendër të fjalës së kryeipeshkvit Gabriele Caccia në asamblenë e 77-të të përgjithshme të OKB-së. Vëshguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë uron të shmangen “kolonizimet
ideologjike” R.SH. – VATIKAN Dy fjalime në të njëjtën ditë për të ripohuar mendimin e Selisë së Shenjtë mbi dënimin me vdekje dhe mbi të drejtat e njeriut. Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së
Shenjtë në Kombet e Bashkuara, imzot Gabriele Caccia, foli këto ditë në Asamblenë e 77-të të Përgjithshme të OKB-së, që mbahet në Nju Jork. E DREJTA PËR JETËN, THEMEL I ÇDO TË DREJTE Selia
e Shenjtë mbështet me vendosmëri heqjen e dënimit me vdekje”. Ky, qëndrimi i imzot Caccia-s në fjalimin e parë, gjatë të cilit shpjegoi se ai e ka bazën në “dinjitetin e patjetërsueshëm të
njeriut”, që nuk mund t’i mohohet kurrë as autorit të krimeve më të tmerrshme. Tashmë, nënvizoi kryeipeshkvi, shtetet janë pajisur me sisteme e mjete të mjaftueshme “për të mbrojtur rendin
publik dhe sigurinë e njerëzve”, pa pasur nevojë të përdorin dënimin me vdekje. E drejta e çdo njeriu për jetën rrjedh nga dinjiteti i tij dhe është themeli i çdo të drejte tjetër. Kjo
nënkupton organizimin e shoqërisë në mënyrë të tillë që të ndihmojë “të sëmurët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara”. Pa njohjen e kësaj së drejte, njeriu rrëshqet lehtësisht
në “logjikën e kulturës së vdekjes” drejt së cilës priret bota sot. PEZULLIM I DËNIMIT ME VDEKJE, ME QËLLIM HEQJEN E TIJ Imzot Caccia nënvizoi rëndësinë e një drejtësie “të frytshme dhe të
paanshme”, që respekton viktimat, dënon e parandalon krimet dhe mbron të mirën e përbashkët, pa u kthyer në një lloj “ndërmarrje private e motivuar nga hakmarrja”. Gjithsesi, ekziston
gjithnjë mundësia e gabimit gjyqësor, që në rastin e dënimit me vdekje nuk lejon kthim mbrapa. E kjo është një arsye tjetër për të luftuar kundër tij, për të mos folur për regjimet
totalitare, që e përdorin kundër disidentëve, duke i konsideruar kriminelë të zakonshëm. Imzot Caccia kujtoi fjalët e Papës Françesku, sipas të cilit, shpesh, “vrasja e kriminelit nuk
mjafton” për të kompensuar dëmin e kryer. Por kjo nuk do të thotë pandëshkueshmëri. “Në rrethana të tilla – saktëson Papa – moszbatimi i dënimit me vdekje do të thotë të mos dorëzohesh para
po asaj force shkatërrimtare, që shkaktoi kaq shumë vuajtje”. Vëhzguesi i Selisë së Shenjtë i ftoi shtetet të njohin primatin e jetës e dinjitetin njerëzor, “pavarësisht nga krimi i kryer”,
së paku duke miratuar pezullimin e dënimit me vdekje, në udhën drejt heqjes së plotë të tij. TË GJITHË NJERËZIT LINDIN TË LIRË DHE ME DINJITET TË BARABARTË Pavarësisht nga hapat përpara në
mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sfidat për njohjen e plotë të tyre mbeten. Kjo ishte deklarata me të cilën imzot Caccia filloi fjalimin e tij të dytë mbi zbatimin e mjeteve juridike për
mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Për kryeipeshkvin, “garantimi i respektimit të plotë të tyre kërkon kthimin në parimet themelore” të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Sipas
saj, “të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira, me dinjitet dhe të drejta të barabarta”. Për të garantuar këtë, pohoi më pas imzot Caccia, duhet vënë në punë solidariteti, “një aspekt i
natyrës njerëzore, që është burim i detyrave të secilit prej nesh ndaj të tjerëve”. TË MOS POLITIZOHEN TË DREJTAT Liria dhe solidariteti janë “të nevojshme për mirëqenien” e individit dhe të
njerëzimit, nuk janë vlera në konkurrencë, përndryshe, do të dobësoheshin të dyja. Të drejtat e njeriut, kujtoi prelati, duhen konsideruar “të pandashme dhe të ndërlidhura”. Gjithashtu,
“duhen shmangur përpjekjet për t’i promovuar disa koncepte të reja dhe të diskutueshme në të drejta të njeriut, që nuk gëzojnë konsensus dhe që, siç ka vënë në dukje Papa Françesku,
përfshijnë ‘çështje, të cilat, për natyrën e tyre përçarëse, nuk kanë të bëjnë plotësisht me qëllimet e OKB-së”. Janë thjesht, “kolonizime idologjike, siç i quan Ati i Shenjtë. Së fundi,
imzot Caccia u kërkoi shteteve të shmangin politizimin e të drejtave, si edhe të mos i ngrenë në rangun e të drejtave të gjithëmbarshme ato ide, që nuk kanë bazë në traktatet, ose në zakonet
e traditat e popujve, por të punojnë që “të gjithë të gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore njerëzore të përcaktuara qartë tashmë”.
Trending News
Shën Maria e Madhe hap thesare të reja arti e fejeVirgjëra Mari quhet Porta e Qiellit ndaj nuk duket rastësi që hapja e një muzeu të ri, në një vend kaq të rrënjosur në e...
Live Salon Genève 2014 : Subaru Viziv 2 ConceptAprès la Viziv première du nom exposée l'an dernier au Salon de Genève, Subaru présente la Viziv 2 !Après la Viziv premi...
Takimi vjetor i koordinimit të ipeshkvijve për tokën shenjte, solidariteti nuk ndalet - vatican newsTakimi vjetor i Koordinimit të ipeshkvijve për Tokën Shenjte, përmes internetit, nga 16 deri në 21 janar, pёr tё ripohua...
Imzot massafra: benedikti xvi nga qielli lutet për ne dhe na ngushëllon - vatican newsImzot Massafra, pas pjesëmarrjes në Meshën e Dritës e ritin e salikimit të Papës së Nderit, Benedikti XVI ka qenë shembu...
Më 15 dhjetor, kalendari kishtar përkujton Shën ValerianinPër Shenjtin dihet vetëm aq, sa shkruan për të Martiriologu romak: “Shën Valeriani ishte ipeshkëv i Avensanos, në Afrikë...
Latests News
Selia e shenjtë në okb: shtetet të respektojnë jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu - vatican newsNxjerrja jashtë ligjit e dënimit me vdekje, i cili nuk mund të pranohet në asnjë rast, si edhe nevoja për t’u garantuar ...
Papa takohet me meshtarët kilianë viktima të shpërdorimeve.Këtë fundjave, Ati i Shenjtë do të mikpresë në Shtëpinë e Shën Martës, një grup priftërinjsh kilianë. E kujton, në një d...
Caritasi sapës organizon panairin me punime të personave me aftësi ndryshe - vatican newsCaritasit Dioqezan i Sapës në kuadrin e Krishtlindje, ka organizuar Panairin me punime të realizuara nga duart e Persona...
Programi shqip 28.03.2024 - Vatican NewsPodcast Programi shqip 28.03.2024 Your browser does not support the audio element Kontributi yt për një mision të madh: ...
Mesazh i Ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë për Krishtlindje!Drita e Krishtlindjes na fton ta ngremë shikimin lart, përtej pandemisë, varfërisë, papunësisë, vrasjeve e emigrimit dhe...