Masakra në teksas, françesku: është koha për t’i thënë mjaft trafikimit pa dallim të armëve - vatican news
Masakra në teksas, françesku: është koha për t’i thënë mjaft trafikimit pa dallim të armëve - vatican news"
Play all audios:
Thirrja i Papës në fund të audiencës së përgjithshme, pas masakrës që bëri në një shkollë fillore amerikane një i ri: me zemër të thyer, ju ftoj të angazhohemi të gjithë që të mos ndodhin më
tragjedi të tilla. Kardinali Cupich i Çikagos: tani duhet të veprojmë për të mbrojtur të rinjtë, e drejta për të mbajtur armë nuk duhet të jetë kurrë më e rëndësishme se jeta njerëzore
R.SH. - VATIKAN “Është koha t’i japim fund trafikut pa dallim të armëve. Të angazhohemi të gjithë, që të mos ndodhin më tragjedi të tilla”. Kështu u shpreh Papa në përfundim të katekizmit të
audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, për masakrën në shkollën fillore Uvalde, që u kushtoi jetën 21 personave, 18 fëmijëve dhe tre të rriturve, krim që zë vendin e
dytë për numrin e të vdekurve në shkolla lidhur me incidente të ngjashme në historinë amerikane. Vrasësi ishte një i ri, i vrarë edhe ai më pas nga policia, që hapi zjarr në klasa, pas
plagosjes së gjyshes së tij, e cila u mundua ta ndalonte. KARDINALI CUPICH: TË QAJMË, POR DUKE VEPRUAR Ipeshkvijtë amerikanë ngritën menjëherë zërin, në veçanti kardinali Blase Cupich,
kryeipeshkëv i Çikagos, i cili i dënoi ligjet për mbajtjen e armëve të zjarrit. “Duhet të qajmë dhe të zhytemi në dhimbje”, shkruan kardinali në një deklaratë, “por edhe duhet të jemi gati
të veprojmë përballë dëshpërimit të pangushëllueshëm”. “Kanë kaluar dhjetë vjet që nga masakra e Sandy Cook, edhe ajo në një shkollë fillore, ku 20 nga 26 viktimat ishin fëmijë. Duke kujtuar
atë dhe tragjeditë e tjera të shumta në Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit, prelati pyeti veten: “Çfarë shpresojmë për fëmijët tanë? Që ata të mësojnë sesi të sillen në rast të një sulmi
nga një vrasës? Që të ndjehen në rrezik, ndërsa bëjnë çka shoqëria thotë se është e mirë për ta: domethënë, të shkojnë në shkollë? Që të arrijnë të pyesin nëse kanë apo jo të ardhme?”.
Kryeipeshkvi i Çikagos citoi, më pas, një studim të Mjekësisë Veriperëndimore të vitit 2021, në të cilin pohohet se ndalimi federal i armëve sulmuese parandaloi 10 të shtëna masive në 10
vitet që ishte në fuqi. Gjithashtu vërtetoi se po të kishte mbetur ndalimi në fuqi edhe në vitet pas skadimit të tij, mund të kishte parandaluar 30 të shtëna të tjera publike, që vranë 339
njerëz dhe plagosën 1139 të tjerë. “KEMI MË SHUMË ARMË ZJARRI, SE SA NJERËZ" Kardinali Cupich, i mbështetur nga ipeshkvijtë e Shteteve të Bashkuara, u kërkoi të gjithëve ta përfytyrojnë
veten “si prind, me një fëmijë në atë shkollë” dhe më pas, “duke e varrosur”. Amerika është plot me armë. “Ne kemi më shumë armë zjarri sesa njerëz”, pohoi përsëri. Edhe pse nuk ka qenë
gjithmonë kështu, “të shtënat masive sot në Amerikë janë bërë realitet i përditshëm”. “E drejta për të mbajtur armë nuk do të jetë kurrë më e rëndësishme, se jeta e njeriut - përfundon
Cupich dhe shton - fëmijët tanë gjithashtu kanë të drejta. Ndërsa zyrtarët tanë të zgjedhur, e kanë për detyrë morale t’i mbrojnë!”.
Trending News
Të meditojmë me ungjillin e festёs tё tё ngjiturit tё zojёs sё qiell - vatican newsMë pëlqen, o Mari, kjo festa jote,/që vjen në mes gushtit/e na kujton/se caku ynë nuk është prehja,/po lumturia e Hyjit....
Programi shqip 19. 05. 2020 - vatican news__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...
Papa: lutuni për shtegtimin tim ekumenik në gjenevë - vatican newsNë pragun e udhëtimit të tij në Gjenevë me rastin e 70 vjetorit të Këshillit Ekumenik të Kishave, Papa Françesku, në për...
Afërsia e papës me greqinë e dëmtuar rëndë nga zjarri - vatican newsPapa Françesku, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit në Solemnitetin e Ngjitjes së Marisë në Qiell, i drejton ngushëllimet...
Shenjtorёt e javёs 22 - 29 majE diel 22 maj, Kisha katolike kremton tё Dielёn e 6-tё tё Pashkёve e gjithnjë më 22 maj, kalendari përkujton edhe shën R...
Latests News
Masakra në teksas, françesku: është koha për t’i thënë mjaft trafikimit pa dallim të armëve - vatican newsThirrja i Papës në fund të audiencës së përgjithshme, pas masakrës që bëri në një shkollë fillore amerikane një i ri: me...
Orientimi ekonomik i Gjermanisë drejt Indisë – DW – 27/10/2024PolitikëIndiOrientimi ekonomik i Gjermanisë drejt IndisëSrivinas Mazumdaru27/10/202427 Tetor 2024 Kompanitë gjermane jan...
Programi shqip 12. 04. 2022 - vatican news__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...
Papa në stadiumin e xhakartës për meshën në ditën e shenjtes nënë tereza - vatican newsPapa kremtoi Meshën në kryeqytetin indonezian, etapa e fundit e qëndrimit të tij në vend, para se të niset nesër për në ...
Blerina Kellezi – The ConversationProfile Articles Activity Blerina is an Associate Professor in Trauma and Social Psychology in the Department of Psychol...