Dhimbja e papës, viti ri hapet nën shenjën e konflikteve dhe ndarjeve - vatican news
Dhimbja e papës, viti ri hapet nën shenjën e konflikteve dhe ndarjeve - vatican news"
Play all audios:
Sot paradite në orën 10:00, në Sallën e Bekimit (Aula della Benedizione), Papa priti trupin diplomatik të akredituar pranë Selinë së Shenjtë për takimin tradicional për shkëmbimin e urimeve
për vitin e ri dhe kujtoi shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare në fillim të një viti gjatë të cilit do të dëshironim të shihnim paqen, po mjerisht në vend të saj, viti ri hapet me
konflikte dhe ndarje. R.SH. / VATIKAN Papa priti sot paradite në Vatikan trupin diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë dhe menjëherë vuri në pah shqetësimin e tij për konfliktet në
botë: ''Falënderoj, në mënyrë në veçantë, Shkëlqesinë e Tij Ambasadorin George Poulides, Dekanin e Trupit Diplomatik, për fjalët e përzemërta, të cilat shprehin mirë shqetësimet e
bashkësisë ndërkombëtare në fillim të këtij viti gjatë të cilit ne do të dëshironim të shihnim paqen, po mjerisht në vend të saj, viti ri hapet me konflikte dhe ndarje”. Papa Bergoglio foli
me ambasadorët nga mbarë bota për marrëdhëniet e reja diplomatike që ka vendosur Selia e Shenjtë: ''Ja Vitin e kaluar, "familja jonë diplomatike" u rrit më tej falë
vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Sulltanatin e Omanit dhe emërimin e ambasadorit të parë. Në të njëjtën kohë, dëshiroj të kujtoj se Selia e Shenjtë ka vazhduar me emërimin e një
Përfaqësuesi Papnor Rezident në Ha Noi, pasi Marrëveshja përkatëse për statusin e Përfaqësuesit Papnor u vendos me Vietnamin korrikun e kaluar. Kjo për të vazhduar së bashku rrugën e
përshkuar deri tani, në shenjë respekti dhe besimi reciprok, falë marrëdhënieve të shpeshta në nivelin institucional dhe bashkëpunimit të Kishës vendase”. Papa Françesku kujton se në vitin
2023 “u ratifikua edhe Marrëveshja Plotësuese e Marrëveshjes ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kazakistanit për marrëdhëniet e ndërsjella të 24 shtatorit 1998, e cila lehtëson praninë dhe
përdorimin e veprimtarëve baritorë në vend; pastaj ishte gjithashtu edhe rasti për të kremtuar katër përvjetorë të rëndësishëm: njëqindvjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Selisë së
Shenjtë me Republikën e Panamasë, shtatë-dhjetëvjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Selisë së Shenjtë me Republikën Islamike të Iranit, të gjashtë-dhjetëvjetorin e marrëdhënieve
diplomatike të Selisë së Shenjtë me Republikën e Koresë dhe të pesë-dhjetëvjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Selisë së Shenjtë me Australinë''.
Trending News
Papa: lutuni për shtegtimin tim ekumenik në gjenevë - vatican newsNë pragun e udhëtimit të tij në Gjenevë me rastin e 70 vjetorit të Këshillit Ekumenik të Kishave, Papa Françesku, në për...
Të meditojmë me ungjillin e festёs tё tё ngjiturit tё zojёs sё qiell - vatican newsMë pëlqen, o Mari, kjo festa jote,/që vjen në mes gushtit/e na kujton/se caku ynë nuk është prehja,/po lumturia e Hyjit....
Programi shqip 19. 05. 2020 - vatican news__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...
_DSF4948 | Infoprovincia_DSF4948 | Infoprovincia ------------------------- Usamos cookies para asegurar que te damos la mejor experiencia en nue...
DCJZ | InfoprovinciaDCJZ | Infoprovincia ------------------------- Usamos cookies para asegurar que te damos la mejor experiencia en nuestra...
Latests News
Dhimbja e papës, viti ri hapet nën shenjën e konflikteve dhe ndarjeve - vatican newsSot paradite në orën 10:00, në Sallën e Bekimit (Aula della Benedizione), Papa priti trupin diplomatik të akredituar pra...
Më 13 gusht kalendari kujton shën gjonin berkmans - vatican newsNjë nga veprat në prozë të dom Ndre Mjedjes – natyrisht të ndaluara nga komunizmi, pasi fetare – është edhe “Jeta e shej...
Tweet i Papës: të jetojmë një histori dashurie me ZotinNë tweet-in e tij të sotëm, Papa Françesku shkruan: “Jemi në këtë botë për të jetuar një histori dashurie me Zotin, për ...
Më 9 janar kalendari kujton shën adrianin e kanterburit, abat - vatican newsShën Adrianin e Kanterburit, abat, i lindur në Afrikë, qe këshilltar e ndihmës i Papёs Vitalizi. Vdiq pranë Kanterburit ...
Papa në Piazza Armerina, kujton "figurёn profetike" tё dom Puglisit, "nё shërbim tё vëllezërve deri në vdekje" - Vatican News2018.09.15 Visita pastorale Diocesi di Piazza Armerina e Palermo Papa Papa në Piazza Armerina, kujton "figurёn profetik...