“Çdo i moshuar është gjyshi yt”

Vaticannews

“Çdo i moshuar është gjyshi yt”"

Play all audios:

Loading...

“Përdorni fantazinë e dashurisë: thirrjet telefonike, lidhjet me video, dëgjojini!”. Niset nga fjalët e Papës Françesku, gjatë lutjes se djeshme të Engjëllit të Tënzot, fushata e Dikasterit


vatikanas për Laikët, Familjen e jetën, me temë “Çdo i moshuar është gjyshi yt”.  Izolimi i të moshuarve mund të kapërcehet, duke respektuar me rigorozitet rregullat shëndetësore kundër


Covid-19. Pandemia i goditi veçanërisht fort të moshuarit dhe ndërpreu edhe ato lidhje tashmë të dobta ndërmjet brezave, por respektimi i distancës nuk do të thotë të pranosh vetminë dhe


braktisjen e tyre.


Për këtë arsye, Dikasteri vatikanas i fton të rinjtë e gjithë botës për një gjest ëmbëlsie ndaj të moshuarve, që ndihen vetëm. Në rrjetet shoqërore, fushata ka hashtagun #sendyourhug.


Ndërsa, historitë e lajmet më të rëndësishme do të botohen në faqen Twitter të Dikasterit @laityfamilylife.


Gjatë muajve të fundit, shumë Konferenca Ipeshkvnore, shoqata dhe besimtarë të ndryshëm, me “fantazinë e dashurisë” – siç tha Papa në Engjëllin e Tënzot - gjetën mënyra për t’i bërë të


moshuarit të ndihen pranë bashkësisë së Kishës. I kontaktuan me telefon, me internet, me rrjete shoqërore – madje, edhe me serenata për ata, që ndodheshin në shtëpi pleqsh, nga ku s’mund të


dilnin, për shkak të masave të sigurisë – gjithçka, bërë nga të rinjtë për të mos i lënë vetëm të moshuarit, kudo ndodheshin. Në këtë fazë të fushatës, për të përmbushur rregullat


shëndetësore në fuqi në vende të ndryshme, Dikasteri i Vatikanit i fton të rinjtë të shkojnë virtualisht tek pleqtë më të vetmuar në lagjen, ose në famullinë e tyre dhe t’u çojnë një


përqafim, siç kërkoi Papa, një ledhatim ideal, përmes një telefonate, një lidhje me video, ose një fotografie. Aty ku është e mundur, vijon më tej Dikasteri në një notë, të rinjtë të shkojnë


personalisht për t’i përqafuar e për të ndenjur me të moshuarit.


Shpresa jonë - theksohet në notë - është që, edhe duke u nisur nga kjo fushatë, të plotësohet dëshira e Papës Françesku, i cili, në parathënien e librit “Urtia e kohës”, shkruan: “Ja ç’do të


doja: një botë që përjeton përqafimin e ri ndërmjet të rinjve dhe të moshuarve”. E ja fjalët e Papës Françesku, në Engjëllit e Tënzot të së dielës:


“Në përkujtimin e shën Joakimit dhe të shën Anës, ‘gjyshërit’ e Jezusit, dëshiroj t’i ftoj të rinjtë t’u japin një ledhatim të ëmbël pleqve, posaçërisht më të vetmuarve, atyre që jetojnë në


shtëpi e në rezidenca e që nuk i shikojnë prej muajsh të afërmit. Të dashur të rinj, secili nga këta pleq është gjyshi juaj! Mos e lini vetëm! Përdoreni fantazinë e dashurisë, bëjani një


telefonatë, një videothirrje, dërgojani një mesazh, dëgjojini e, ku mund të bëhet pa shkelur normat shëndetësore, shkoni edhe t’i takoni. Jepuani një përqafim të ngrohtë! Ata janë rrënjët


tuaja. Një dru pa rrënjë nuk mund të rritet, nuk mund të çelë lule as të pjekë fryte. Prandaj është i rëndësishëm bashkimi e lidhja me rrënjët. ‘Pemët çelin lule, sepse i kanë rrënjët thellë


në tokë’, thotë një poet i atdheut tim. Prandaj ju ftoj për një duartrokitje të stuhishme, kushtuar të gjithë gjyshërve”.


Trending News

At lombardi: benedikti, një jetë e shkrirë për të takuar fytyrën e jezusit - vatican news

At Federico Lombardi ish-zëdhënësi i Benediktit XVI përshkruan portretin e Joseph Ratzinger dhe misionin e tij të jashtë...

Utreht, tre të vdekur dhe pesë të plagosur. Arrestohet autori - vatican news

Tre të vdekur e nëntë të plagosur, tre prej tyre nё gjendje tё rёndё, janё viktimat e sulmit që ndodhi në tramvaj sot pa...

Më 21 shkurt kalendari kujton Shën Pier Damianin

Figurën e oshënarit e të teologut të madh, Shën Pier Damiani, , ipeshkëv e dijetar i Kishës, i cili jetoi ndërmjet vitev...

Programi shqip 04.05.2022 - Vatican News

Podcast Programi shqip 04.05.2022 Your browser does not support the audio element Kontributi yt për një mision të madh: ...

Propaganda fide: konferencë ndërkombëtare mbi 400 vjetorin e themelimit - vatican news

Katër shekuj mision, katër shekuj shpallje të Ungjillit. Kjo ishte Kongregata e Propaganda Fide-s, sot Dikasteri i Vatik...

Latests News

“Çdo i moshuar është gjyshi yt”

“Përdorni fantazinë e dashurisë: thirrjet telefonike, lidhjet me video, dëgjojini!”. Niset nga fjalët e Papës Françesku,...

Më 21 shkurt kalendari kujton Shën Pier Damianin

Figurën e oshënarit e të teologut të madh, Shën Pier Damiani, , ipeshkëv e dijetar i Kishës, i cili jetoi ndërmjet vitev...

Programi shqip 04.05.2022 - Vatican News

Podcast Programi shqip 04.05.2022 Your browser does not support the audio element Kontributi yt për një mision të madh: ...

Propaganda fide: konferencë ndërkombëtare mbi 400 vjetorin e themelimit - vatican news

Katër shekuj mision, katër shekuj shpallje të Ungjillit. Kjo ishte Kongregata e Propaganda Fide-s, sot Dikasteri i Vatik...

Ndihma e papës për të dëmtuarit nga tërmeti në shqipëri - vatican news

Papa Françesku ka vendosur të dërgojë një kontribut të parë prej 100.000 eurosh për të ndihmuar popullsinë shqiptare të ...

Top