Kard. Parolin: thellimi në liturgji na bën të aftë t’i duam vëllezërit - vatican news
Kard. Parolin: thellimi në liturgji na bën të aftë t’i duam vëllezërit - vatican news"
Play all audios:
Në një Letër për Javën e 70-të Italiane të Liturgjisë, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, transmeton përshëndetjen e Papës dhe nxit të kuptohet gjithnjë e më mirë
gjuha simbolike e liturgjisë, ku përfshihet arti, kënga, muzika, heshtja. R.SH. - VATIKAN Të formohen njerëzit nga pikpamja liturgjike që Populli i Zotit ta dojë liturgjinë si “përvojë
takimi me Hyjin dhe me vëllezërit”, prirur drejt kthimit të zemrës, i cili na bën të aftë t’i duam dhe t’u shërbejmë vëllezërve, siç bëri Krishti. Ky është misioni, që, sipas Sekretarit të
Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, duhet të kenë ata, që marrin pjesë në Javën e 70-të Italiane Litugjike, e cila filloi sot në Messina të Sicilisë e do të përfundojë të
enjten. Këtë vit pjesëmarrësit reflektojnë mbi temën: “Liturgjia: thirrje në shenjtërinë e pagëzimit për të gjithë”. Java e 70-të Italiane Litugjike Në letrën drejtuar imzot Claudio
Maniago, ipeshkëv i Castellaneta-s dhe kryetar i Qendrës së Veprimit Liturgjik, që organizon ngjarjen, prelati bën thirrje për t’i “ndihmuar bashkësitë ta bëjnë të tyren lutjen e Kishës”,
duke rizbuluar përmbajtjen e saj dhe duke ndjekur ritet. “Liturgjia do të jetë ashtu si duhet, pra, e aftë t’i formojë dhe t’i shndërrojë ata që marrin pjesë në të”, shpjegon kardinali
Parolin, nëse barinjtë e Kishës dhe laikët “do të mësojnë ta kapin gjithnjë e më mirë kuptimin dhe gjuhën e saj simbolike, përfshirë artin, këngën dhe muzikën në shërbim të misterit të
kremtuar, si edhe heshtjen”. SHENJTËRIA DHE LITURGJIA Në qendër të Javës Italiane Liturgjike është pikërisht risia e dëshiruar nga Koncili II i Vatikanit. Duke u nisur nga
Kushtetuta “Sacrosanctum Concilium”, kardinali Parolin nënvizon se Etërit konciliarë “ngulin këmbë në faktin që liturgjia, meqë kremton shenjtërinë, i shenjtëron ata, që marrin pjesë në të”.
Edhe Papa Françesku kujton se “liturgjia është jetë për tërë popullin e Kishës”. “Në liturgji, shenjtëria e paarritshme e Zotit”, na komunikohet në Krishtin me fytyrën e mëshirës, të
dashurisë pa interes, duke u dhënë njerëzve mundësinë “ta jetojnë jetën e Tij”. Prandaj Papa shpreson që gjatë kësaj Jave “të rritet vetëdija se liturgjia është vend i privilegjuar, në të
cilin shenjtëria e Zotit na tërheq drejt vetes”.
Trending News
Evropë, a janë të persekutuar myslimanët, që ndërrojnë fenë? - vatican newsNjë raport i Qendrës Evropiane për Ligjin dhe Drejtësinë thekson vështirësitë me të cilat ndeshen myslimanët, që ndërroj...
Ambasada e shqipërisë pranё vatikanit, homazhe kushtuar atë gjergj fishtёs - vatican newsNjë pasdite tematike kushtuar françeskanit të madh shqiptar, atë Gjergj Fishta, në 150-vjetorin e lindjes. Kështu e përf...
Kard. Parolin: thellimi në liturgji na bën të aftë t’i duam vëllezërit - vatican newsNë një Letër për Javën e 70-të Italiane të Liturgjisë, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, trans...
Publikohet letra e motër narváez argoti, rrëmbyer në mali nga xhihadistët, më 2017 - vatican newsRregulltarja kolombiane shkruan: “Shpresoj që Zoti të më ndihmojë të lirohem” R.SH. – VATIKAN “I përshëndes të gjithë p...
Ndërroi jetë kardinali gjerman Cordes, një nga "shpikësit" e DBR-sëTë bëhej mjek! Kjo ishte dëshira e tij. Por më pas mori përsipër një detyrë tjetër, edhe më të vëshirë. Vendosi të bëhej...
Latests News
Programi shqip 01. 11. 2022 - vatican news__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...
Thirrja e françeskut për refugjatët në libi dhe viktimat e afrikës jugore - vatican newsPas lutjes mariane të Mbetëreshës Qiellore, Papa iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare, duke i kërkuar mbrojtje për refugj...
Kard. Parolin: thellimi në liturgji na bën të aftë t’i duam vëllezërit - vatican newsNë një Letër për Javën e 70-të Italiane të Liturgjisë, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, trans...
Papa: dokumenti mbi vëllazërimin njerëzor, një faqe e re në dialogun ndërmjet feve - vatican newsPapa Françesku 'bekon' të gjithë ata që ndihmojnë "vëllezërit e tyre të varfër, të sëmurë, të persekutuar...
Ambasada e shqipërisë pranё vatikanit, homazhe kushtuar atë gjergj fishtёs - vatican newsNjë pasdite tematike kushtuar françeskanit të madh shqiptar, atë Gjergj Fishta, në 150-vjetorin e lindjes. Kështu e përf...