Ndërroi jetë kardinali gjerman Cordes, një nga "shpikësit" e DBR-së
Ndërroi jetë kardinali gjerman Cordes, një nga "shpikësit" e DBR-së"
Play all audios:
Të bëhej mjek! Kjo ishte dëshira e tij. Por më pas mori përsipër një detyrë tjetër, edhe më të vëshirë. Vendosi të bëhej meshtar! E kështu i riu Paul Josef Cordes, me origjinë nga
Kirchhundem, komunë e vogël në Gjermaninë perëndimore ku ai lindi në vitin 1934, mbylli librat e mjekësisë dhe hyri në seminarin e Paderborn. Si u shgurua meshtar në vitin 1961, shërbeu në
famulli të ndryshme deri në vitin 1969, kur shkoi në Universitetin e Mainzit për të studiuar Dogmatikë. U diplomua në teologji, në vitin 1971 dhe një vit më vonë kardinali Döpfner, asokohe
kryetar i ipeshkvijve gjermanë, e emëroi sekretar të komisionit baritor të konferencës ipeshkvnore. Në vitin 1975 nisi rrugën që, me vullnetin e Palit VI, do ta çonte në Paderborn si
ipeshkëv-ndihmës.
Ishte viti 1980, kur mbërriti në Romë. Gjon Pali II i besoi rolin e zëvendëskryetarit të Këshillit Papnor për Laikët. Nisi kështu të kryejë detyra të ndryshme në Kurien Romake dhe në Qendrën
Rinore Ndërkombëtare të Shën Lorencit, përuruar në ’83 e me rastin e Vitit të Shenjtë të Jashtëzakonshëm '83-'84 kontribuoi në për vënien në jetë të idesë për organizmin e DBR-së . Më 2
dhjetor 1995 ishte kryeipeshkëv e kryetar i Këshillit Papnor Cor unum. Ishin vite intensive të misioneve në pjesë të ndryshme të botës, fillimisht në emër të Gjon Palit II dhe më pas, të
Benediktit XVI, i cili e krijoi atë kardinal në vitin 2007.
Trending News
Evropë, a janë të persekutuar myslimanët, që ndërrojnë fenë? - vatican newsNjë raport i Qendrës Evropiane për Ligjin dhe Drejtësinë thekson vështirësitë me të cilat ndeshen myslimanët, që ndërroj...
Publikohet letra e motër narváez argoti, rrëmbyer në mali nga xhihadistët, më 2017 - vatican newsRregulltarja kolombiane shkruan: “Shpresoj që Zoti të më ndihmojë të lirohem” R.SH. – VATIKAN “I përshëndes të gjithë p...
Ndërroi jetë kardinali gjerman Cordes, një nga "shpikësit" e DBR-sëTë bëhej mjek! Kjo ishte dëshira e tij. Por më pas mori përsipër një detyrë tjetër, edhe më të vëshirë. Vendosi të bëhej...
Latests News