Shenjtorët e javës 13 – 20 dhjetor - vatican news

Vaticannews

Shenjtorët e javës 13 – 20 dhjetor - vatican news"

Play all audios:

Loading...

Ungjilli i kësaj së diele marr nga Shën Gjoni, na paraqet figurën e Gjon Pagëzuesit si shembull e mësues që na udhëheq në zbulimin dhe pranimin e Dritës së Zotit që po vjen në errësirën tonë


e përditshme, për të ndriçuar udhën tonë drejt shpëtimit. R.SH. - VATIKAN E DIEL 13 DHJETOR, KISHA KATOLIKE KREMTON TЁ DIELЁN E TRETЁ TЁ KOHЁS SЁ ARDHJES, e po mё 13 dhjetor, kalendari


kishtar përkujton shën Luçinë së Sirakuzës, virgjër e martire (shqipëruar Drita) e shën Aristonin, martir i Portos. E DIELA E TRETË E ARDHJES QUHET EDHE E DIELA E GËZIMIT, sepse jemi afër së


kremtes së Lindjes së Jezu Krishtit Zot. Këndej tema e leximeve biblike është gëzimi e galdimi, që për ne, burim i gëzimit, është Jezusi, që vjen rishtar ndërmjet nesh, për të banuar ndër


ne e për të na dhënë dashurinë e Tij. TË HЁNËN MË 14 DHJETOR, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin e Kryqit, meshtar e doktor i Kishës, karmelitan i zbathur. LITURGIA E DITËS na kujton se


në rrjedhë shekujsh Zoti i është dëftuar njerëzve shumë herë e në shumë mënyra, por ata e patën të vështirë ta pranojnë. Shën Gjon Pagëzuesi nuk i bindte, sepse tepër i ashpër, ndërsa


Jezusi, pse tepër i butë. TË MARTËN MË 15 DHJETOR, kalendari përkujton shën Valerianin, ipeshkëv në Afrikë e martir. LITURGJIA E DITËS na nxit të meditojmë mbi rëndësinë e mesazhit të Shën


Gjon Pagëzuesit, krahasuar nga Krishti me Elinë. E kjo, sepse Shën Gjon Pagezuesi na fton të pendohemi e të kthehemi plotësisht në rrugën e Zotit. TË MËRKURËN MË 16 DHJETOR, kalendari


kishtar përkujton shën Davidin mbret e profet dhe shën Adelajdën perandoreshë. LITURGJIA E DITËS na kujton se mbarë kufijtë e tokës do të shohin shëlbimin që vjen nga Zoti. TË ENJTEN MË 17


DHJETOR, kalendari përkujton shën Danielin profet; shenjtorët Anania, Azaria e Mizaeli; shën Gjonin e Matës, meshtar, themelues i Trinitarëve dhe shën Gjaçintin Kormié, meshtar dominikan.


LITURGJIA E DITËS flet për Danielin me profecinë e tij për ardhjen e një mbretërie të re, krejtësisht të ndryshme nga të tjerat, foli për atë mbretëri që u jepet të zgjedhurve të Hyjit. TË


PREMTEN MЁ 18 DHJETOR, kalendari kishtar përkujton shën Malakinë profet dhe i shën Gacianin ipeshkëv i Tur. LITURGJIA E DITës na fton të kundrojmë Engjëllin e Tënzot i cili nuk ia kumton


lindjen e Mesisë vetëm Marisë, por edhe Jozefit, duke e ftuar të mos kishte frikë, por t’i besonte plotësisht planeve misterioze të Hyjit. TЁ SHTUNЁN MЁ 19 DHJETOR, kalendari kishtar


përkujton Papët Shenjtër Urbanit dhe Anastasit. LITURGJIA E DITËS na kujton se pritja e Zotit, ashtu si ardhja e tij, janë çështje feje, e në se ne kemi fe, Hyji, me dhuratën e shërimit, do


të na bëjë jo vetëm të ecim, por edhe të vrapojmë; jo vetëm të flasim, por edhe të bërtasim, kur është nevoja. TЁ DIELËN E ARDHSHME MË 20 DHJETOR, KISHA KATOLIKE E RITIT LATIN ROMAK, DO TË


KREMTOJË TË DIELËN E 4-TË TË KOHËS LITURGJIKE TË ARDHJES, e po më 20 dhjetor, kalendari pёrkujton shёn Fologonin, ipeshkёv. LITURGJIA E DITËS na kujton se Pritja e Zotit, ashtu si ardhja e


tij, janë çështje feje, e në se ne kemi fe, Hyji, me dhuratën e shërimit, do të na bëjë jo vetëm të ecim, por edhe të vrapojmë; jo vetëm të flasim, por edhe të bërtasim, kur është nevoja.


Trending News

Programi shqip 19. 05. 2020 - vatican news

__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...

Papa në festën e shën shtjefnit: gjestet e dashurisë e ndërrojnë historinë - vatican news

Duke dashur, duke u lutur, duke falur: kështu e kaloi jetën Shtjefni, martiri i parë i Kishës, që festohet më 26 dhjetor...

j27 | Infoprovincia

j27 | Infoprovincia ------------------------- Usamos cookies para asegurar que te damos la mejor experiencia en nuestra ...

Afërsia e papës me greqinë e dëmtuar rëndë nga zjarri - vatican news

Papa Françesku, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit në Solemnitetin e Ngjitjes së Marisë në Qiell, i drejton ngushëllimet...

Trafikimi i qenieve njerëzore, selia e shenjtë në osbe: t'u garantohet trajtimi i duhur viktimave - vatican news

Me rastin e Konferencës së 22-të të Aleancës kundër Trafikimit të Njerëzve, me temë "Mbrojtja: mbështetja e të drej...

Latests News

Shenjtorët e javës 13 – 20 dhjetor - vatican news

Ungjilli i kësaj së diele marr nga Shën Gjoni, na paraqet figurën e Gjon Pagëzuesit si shembull e mësues që na udhëheq n...

Programi shqip 23. 09. 2023 - vatican news

__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...

Pali VI dhe forca tërheqëse për malin e Shndërrimit

Në liturgjinë e sotme dëgjojmë rrëfimin e Pjetrit: “Ishim përmbi malin shenjt”. Besëlidhja e Re nuk na e thotë emrin. Ku...

Solemniteti i shën pjetrit dhe shën palit - vatican news

Dy Apostujt, Shën Pjetri - "Shkëmbi", dhe Shën Pali "Mjeti i zgjedhur nga Zoti", të nisur nga viset ...

Programi shqip 02. 04. 2020 - vatican news

__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...

Top