Shën pjetër juliani eymard, meshtar, themelues i sakramentinëve - vatican news

Vaticannews

Shën pjetër juliani eymard, meshtar, themelues i sakramentinëve - vatican news"

Play all audios:

Loading...

Kisha Katolike përkujton sot shën Pjetër Julianin Eymard, meshtar francez, tejet i devotshëm ndaj të Shenjtnueshmit Sakrament. R.SH. - VATIKAN Në gjysmën e shekullit XIX, shën Eymardi,


argumentonte se kulti eukaristik është çelësi për rizgjimin shpirtëror e për risimin e jetës së krishterë. “Kam reflektuar gjithnjë mbi mënyrën si mund të kapërcehet indiferenca universale,


që i pushton shumë njerëz. Gjej vetëm një ilaç: Eukaristinë, dashurinë për Jezusin Eukaristik. Humbja e fesë vjen nga humbja e dashurisë”, shkruante. JETA E SHËN PJETËR JULIANIT EYMARD


         Që kur ishte fëmijë, shën Pjetër Juliani Eymard ishte i dashuruar me të Shenjtnueshmin mbi altar e që atëherë, vendosi të bëhej prift. Qe lindur në La Mure d’Isére, në dioqezën e


Grenoblës, më 4 shkurt 1811, i fundit ndër dhjetë fëmijë, tetë prej të cilëve vdiqën të vegjël. I kundërshtuar fuqimisht nga i ati, mundi të shugurohej meshtar në vitin 1834, fillimisht si


dioqezan, pastaj, më 1839, si anëtar i Kongregatës së sapothemeluar të etërve maristë në Lion. SAKRAMENTINËT          Çastet më të frytshme të udhës së tij shpirtërore qenë: një procesion


eukaristik më 1845, gjatë të cilit, duke mbajtur të Shenjtnueshmin Sakrament, iu lut Zotit të kishte zellin e Shën Palit për përhapjen e Ungjillit; pastaj, një udhëtim në Paris më 1849, ku,


si provincial i Maristëve, pati rastin të njihte figura të rëndësishme të Adhurimit gjatë Natës, si themeluesen e Adhurimit Shpërblyes, nënë  Marie-Théreèse Dubouché, dhe kontin Raymond De


Cuers. Së bashku me këtë të fundit, në Paris, në maj 1856, themeloi Kongregatën e të Shenjtnueshmit Sakrament, i bindur në forcën e adhurimit të Hostes Shenjte. Më pas, së bashku me


Margherita Guillot, shën Pjetër Juliani Eymard themeloi Shërbëtoret e të Shenjtnueshmit Sakrament e vijoi me Shoqatën e meshtarëve adhurues, me Mbledhjen Eukaristike për laikët, duke u


impenjuar vazhdimisht në apostullimin për të rriturit e të rinjtë punëtorë të periferive të Parisit. MESHA, NË QENDËR TË JETËS          Për të, mesha ishte qendrore në jetën e të krishterit.


Shën Pjetër Juliani Eymard mbrojti ritin romak, kur ai cënohej nga riti galikan dhe i ftonte pa u lodhur të gjithë të merrnin pjesë në meshë, burim i jetës aktive të krishterë. Kjo përmasë


shoqërore e Eukaristisë përshkruhet mirë në tekstin “Le Trés Saint Sacrement”: “Kulti solemn i ekspozimit të të Shenjtnueshmit Sakrament është i nevojshëm për ta zgjuar fenë e dremitur të


njerëzve të ndershëm… Shoqëria vdes, sepse nuk ka më një qendër të vërtete e dashurie, nuk ka më jetë familjare. Secili izolohet, përqendrohet në vetvete, dëshiron të jetë i pavarur;


shpërbërja është afër. Por shoqëria – shkruan shën Pjetër Juliani – do të rilindë plot gjallëri, kur gjithë anëtarët e saj do të mblidhen rreth Emanuelit tonë”. Ai, që kujtohet si “prifti e


apostulli i Eukaristisë”, vdiq në vendlindje, në moshën 57-vjeçare, më 1 gusht 1868, pas sprovave të shumta, por i fortë në shpirt. Më 1925, qe Papa Piu XI, që e shpalli të lum, ndërsa Gjoni


XXIII, edhe ai shenjt, e kanonizoi më 1962.


Trending News

Programi shqip 19. 05. 2020 - vatican news

__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...

Papa në festën e shën shtjefnit: gjestet e dashurisë e ndërrojnë historinë - vatican news

Duke dashur, duke u lutur, duke falur: kështu e kaloi jetën Shtjefni, martiri i parë i Kishës, që festohet më 26 dhjetor...

Afërsia e papës me greqinë e dëmtuar rëndë nga zjarri - vatican news

Papa Françesku, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit në Solemnitetin e Ngjitjes së Marisë në Qiell, i drejton ngushëllimet...

j27 | Infoprovincia

j27 | Infoprovincia ------------------------- Usamos cookies para asegurar que te damos la mejor experiencia en nuestra ...

NJOF | Infoprovincia

NJOF | Infoprovincia ------------------------- Usamos cookies para asegurar que te damos la mejor experiencia en nuestra...

Latests News

Shën pjetër juliani eymard, meshtar, themelues i sakramentinëve - vatican news

Kisha Katolike përkujton sot shën Pjetër Julianin Eymard, meshtar francez, tejet i devotshëm ndaj të Shenjtnueshmit Sakr...

Mirdite - GOV.UK

MIRDITE Protected wine name with Protected Geographical Indication (PGI) CONTENTS * Notes NOTES Protected under the UK-A...

Liturgjia e fjalës së zotit e dielës së 16-të gjatë vitit kishtar ‘c’ - vatican news

Lutja e veprimi, dëgjimi i Fjalës së Zotit dhe shërbimi konkret ndaj të afërmit, nuk janë përmasa, që i kundërvihen njër...

Shën maria e madhe hap thesare të reja arti e feje - vatican news

Nga 12 dhjetori 2024 dhomat e reja të kompleksit muzeal Liberian do të jenë të hapura për publikun. Tri i kushtohen hist...

Mesazh i ipeshkvijve katolikë të shqipërisë për krishtlindje! - vatican news

Sipas Ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë "jeta në vendin tonë është rrezikuar shumë nga pandemia, varfëria, papunës...

Top