Mё 31 tetor kalendari kujton tё lumin gjon pantalia, martir - vatican news

Vaticannews

Mё 31 tetor kalendari kujton tё lumin gjon pantalia, martir - vatican news"

Play all audios:

Loading...

I Lumi Gjon Pantalia ishte besnik në lutje, i angazhuar në punë, i shoqërueshëm me të gjithë, zbatues i rreptë i pendesave. Kishte cilësi të jashtëzakonshme njerëzore, morale dhe


shpirtërore. Ishte mjaft serioz, i kujdesshëm, i drejtë, bujar dhe i përvujtë R.SH. - VATIKAN ME 31 TETOR BIE FESTA LITURGJIKE DHE PËRVJETORI I MARTIRIZIMIT TË JEZUITIT SHQIPTARI, TЁ LUMIT


FRATEL GJON PANTALIA S.J., MARTIR I KRISHTIT NË SHQIPËRI NЁ KOHЁN E REGJIMIT KOMUNIST. “Dashuria më e madhe është t’i bindesh Zotit”. Këtë thënie të sivëllait jezuit spanjoll, Shën Alfonsit,


i Lumi Gjon Pantalia, martir, qё jetoi në kushte shumë të vështira persekutimi, e dëshmoi me jetën e, sidomos, me dёshminё dhe vdekjen e tij heroike. Jezuiti shqiptar Gjon Pantalia i mbylli


sytë si martir, më 31 tetor 1947, si dëshmitar besnik i besimit në Zotin dhe i Atdhedashurisë, u shpall i Lum më 5 nëntor 2016 në Shkodër. I LUMI GJON PANTALIA LINDI NË PRIZREN MË 2 QERSHOR


1887 në një familje të thjeshtë. ISHTE KUSHËRI I NËNË TEREZËS NGA ANA E S’ËMËS. Fëmijërinë e rininë e parë i kaloi duke punuar si çirak në pazarin e Prizrenit. Në vitin 1906, sapo i kishte


mbushur 19 vjetët, hyri në Shoqërinë e Jezuitëve. Noviciatin e bëri në Itali e pikërisht në Soresina, në provincën e Kremonës. Ndonëse eprorët shprehën dëshirën që t’i vijonte studimet për


t’u bërë meshtar, Gjoni deshi të mbetej thjeshtë vëlla-ndihmës, që në Shqipëri njihej me emrin fratel. E, si ndodh shpesh që më të fundmit bëhen pikëmbështetje për të gjithë bashkësinë në të


cilën jetojnë, Fratel Gjoni u bë frymëzues i të gjitha veprimtarive shoqërore e kulturore të Kolegjit, njeri-kyç i Institutit të Jezuitëve të Shkodrës, që kishte emrin e Françesk Saverit e


që u bë fidanishte e meshtarëve, avokatëve, politikanëve e mësuesve të ardhshëm. I Lumi Gjon Pantalia kishte një mori detyrash: profesor, këshilltar pedagogjik, shkrimtar, drejtues


shpirtëror. Shpëtoi nga arrestimi shumë nga nxënësit e tij shqiptarë, që kërkoheshin në fillim nga ushtritë pushtuese italiane e më pas nga ato gjermane. At Zef Valentini thotë për të: “Me


gjithë bagazhin e tij të vogël kulturor, ishte tashmë, praktikisht, poliglot, duke folur e lexuar rrjedhshëm, përveç shqipes së tij, edhe serbishten e duke ia dalë mbarë edhe me turqishten;


kishte edhe cilës të mira tregtare, zgjuarsi jo të zakontë dhe sidomos një shkathtësi të pashoq”. Ata që e kanë njohur e mbajnë si një rregulltar të devotshëm jezuit, që i pëlqente të


sakrifikohej për t’u shërbyer të tjerëve, si një punëtor të madh, të palodhur dhe shumë të komunikueshëm. At Gjon Karma, që ishte edhe Eprori i tij, duke i shkruar Vikarit të Përgjithshëm të


Jezuitëve më 14 shkurt 1946 për të justifikuar veprimtarinë e tij, jo të lehtë për t’u kuptuar prej sivëllezërve të vet, thotë: “Mund të pyesni bijtë e vërtetë të Shoqërisë...” dhe mes tyre


liston Fratel Gjon Pantalinë. Jezuiti Luciano Fozzer, që jetoi me të në Shkodër gjatë viteve 1938-1940, e përshkruan kështu: “Nuk më është dukur kurrë një shenjtor “kokë ulur”, por një


rregulltar “i plotë”, që kryente me besnikëri dhe thjeshtësi detyrat e tij...që ishin të shumta”. Dhe shton: “E mbaj mend si besnik në lutje, të angazhuar në punë, të shoqërueshëm me të


gjithë, zbatues i rreptë i pendesave”.  Të gjithë flasin për cilësitë e tij të jashtëzakonshme njerëzore, morale dhe shpirtërore. Ishte mjaft serioz, i kujdesshëm, i drejtë, bujar dhe i


përvujtë. U përpoq, ndonëse tepër i mbikëqyrur, të shpëtonte objekte me vlerë të Kolegjit e të gjente avoketër që pranonin të mbronin meshtarët e arrestuar gjatë persekutimit të tmerrshëm


komunist, i cili që nga viti 1945 vuri në shënjestër gjithë bashkësinë katolike e sidomos jezuitët. Po Gjon Pantalia s’u tremb: përkundrazi. Bëri çmos që veprimtaritë shkollore të vijonin sa


më mirë që të ishte e mundur, duke acaruar kështu edhe më keq regjimin e kuq e ateist. Ky acarim kundër tij arriti kulmin pas arrestimit të jezuitëve At Gjon Faustit dhe rektorit të


Kolegjit, At Daniel Dajanit, sepse në këtë periudhë, më shumë se kurrë, frateli mbeti përgjegjës moral i komunitetit të Jezuitëve në Shqipëri. Për të shmangur reagimet, u arrestua pa bujë në


tetorin e vitit 1946. U torturua mizorisht. E rrahën, e munduan me korrent elektrik, i ngulën spica druri të ndezura ndër thonj: provuan mbi trupin e tij gjithë koleksionin e mjeteve të


torturës shpikur nga sigurimi famëkeq i shtetit diktatorial. Pastaj e mbyllën në kuvendin françeskan të Gjuhadolit, shndërruar në burg. Qelia e tij ishte ngjitur me Kishën, por ai nuk qe më


në gjendje as të gëzohej për këtë, sepse i shkatërruar fizikisht nga torturat. Pavarësisht nga kjo gjendje, provoi të ikte por, i ligsht siç ishte, gjatë përpjekjeve për t’u larguar, ra nga


dritarja dhe theu të dyja këmbët: e lanë të vuante pa u kujdesur fare për të. Ditët e fundit të jetës i kaloi mes dhimbjesh çnjerëzore, deri sa i mbylli sytë si martir, më 31 tetor 1947, si


dëshmitar besnik i besimit në Zotin dhe i atdhedashurisë. Për këtë Kisha e ka radhitur në aradhet e të Lumnueshme të martirëve - Jezuitin shqiptar, Vëlla Gjon Pantalinë.


Trending News

Programi shqip 19. 05. 2020 - vatican news

__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...

Trafikimi i qenieve njerëzore, selia e shenjtë në osbe: t'u garantohet trajtimi i duhur viktimave - vatican news

Me rastin e Konferencës së 22-të të Aleancës kundër Trafikimit të Njerëzve, me temë "Mbrojtja: mbështetja e të drej...

Konferencë në marrakesh për emigracionin e sigurtë - vatican news

U hap sot në Marrakesh të Marokut, konferenca ndërqeveritare për miratimin e Paktit global për emigracionin e sigurtë, t...

Papa në festën e shën shtjefnit: gjestet e dashurisë e ndërrojnë historinë - vatican news

Duke dashur, duke u lutur, duke falur: kështu e kaloi jetën Shtjefni, martiri i parë i Kishës, që festohet më 26 dhjetor...

Dita botërore e rinisë (dbr-sё) në lisbonë nga 1 deri më 6 gusht 2023 - vatican news

Është shpallur data e Ditës Botërore të Rinisë që do të mbahet në Portugali nga 1 deri mё 6 gusht 2023. Më shumë se 400 ...

Latests News

Mё 31 tetor kalendari kujton tё lumin gjon pantalia, martir - vatican news

I Lumi Gjon Pantalia ishte besnik në lutje, i angazhuar në punë, i shoqërueshëm me të gjithë, zbatues i rreptë i pendesa...

Dita botërore e rinisë (dbr-sё) në lisbonë nga 1 deri më 6 gusht 2023 - vatican news

Është shpallur data e Ditës Botërore të Rinisë që do të mbahet në Portugali nga 1 deri mё 6 gusht 2023. Më shumë se 400 ...

Papa në festën e shën shtjefnit: gjestet e dashurisë e ndërrojnë historinë - vatican news

Duke dashur, duke u lutur, duke falur: kështu e kaloi jetën Shtjefni, martiri i parë i Kishës, që festohet më 26 dhjetor...

Konferencë në marrakesh për emigracionin e sigurtë - vatican news

U hap sot në Marrakesh të Marokut, konferenca ndërqeveritare për miratimin e Paktit global për emigracionin e sigurtë, t...

Trafikimi i qenieve njerëzore, selia e shenjtë në osbe: t'u garantohet trajtimi i duhur viktimave - vatican news

Me rastin e Konferencës së 22-të të Aleancës kundër Trafikimit të Njerëzve, me temë "Mbrojtja: mbështetja e të drej...

Top