Me 30 janar kalendari kishtar përkujton shën martinën - vatican news
Me 30 janar kalendari kishtar përkujton shën martinën - vatican news"
Play all audios:
Shën Martina, martire, të cilën kalendari kishtar e përkujton më 30 janar, na rrëfen se fuqia që del nga Jezu Krishti Zot shëron e jep jetë. Kush është me të, kush e prek, kush e takon e e
mikpret, fiton nga Zoti jetën e pasosur. R.SH. - VATIKAN ME 30 JANAR KALENDARI KISHTAR PËRKUJTOI SHËN MARTINËN, MARTIRE. Historia e kësaj vajze të re fillon nga fundi i jetës së saj, nga
varri. Mësojmë se 1.440 vjet pas martirizimit, në vitin 1534, i zellshmi Papa Urbani VIII, i impenjuar në frontin shpirtëror në kundëreformën katolike e në atë material, në rindërtimin e
kishave romake, zbuloi në një Kishë në Foro Romano sarkofagun me reliket e Shenjtores Martina, gjë që e dëshmonte një epigraf i shkruar mbi kapakun e arkivolit. Ky zbulim ringjalli, kështu,
në shpirtin e besimtarëve romakë devocionin për Shën Martinën, duke caktuar 30 janarin si datë të festës së saj, festë që kishte nisur të kremtohej që në shekullin VIII. PO KUSH ISHTE
MARTINA, QË PAS DISA SHEKUJ HARRESE, U BË PËRSËRI NJË NGA PAJTORET E ROMËS? Historia flet pak për të. Lajmi më i lashtë që kemi për martiren, është se papa Onori I i kushtoi një Kishë në
Forin romak. Pesëqind vjet më pas, gjatë gërmimeve në këtë Kishë, u gjetën varret e tre martirëve. Kaq na tregon historia. Për të ditur diçka më shumë, na duhet t’i drejtohemi gojëdhënës.
Sipas traditës, Martina qe diakoneshë, bijë e njërit nga konsujt më të shquar romakë të kohës. U martirizua nën Aleksandër Severin (222-235). Sipas tregimit mbi martirizimin e saj, Martina u
zvarrit para një shtatoreje të Apolit, të cilën jo vetëm që nuk pranoi ta adhuronte, por e rrëzoi nga piedestali dhe e bëri copë-copë. Rrëzimi i shtatores – gjithnjë sipas gojëdhënës -
shkaktoi një tërmet të fuqishëm që rrënoi krejt tempullin. E nën rrënoja gjetën vdekjen edhe priftërinjtë e perëndisë pagane. Mrekullia u përsërit me shtatoren e Artemidës. Kjo duhet t’i
kishte shtyrë persekutorët e saj të reflektonin sadopak; por ata përkundrazi, të tërbuar edhe më keq, vijuan të provonin tortura edhe më mizore mbi gjymtyrët e saj të njoma. Po ajo i
përballoi. Atëherë ia prenë kokën me shpatë e gjaku i saj vaditi truallin mbi të cilin do të lulëzonte Kisha romake.
Trending News
FOTO MERKAJOVEN | InfoprovinciaFOTO MERKAJOVEN Compartir noticia en: Infoprovincia — enero 5, 2022 ...
Të meditojmë me ungjillin e festёs tё tё ngjiturit tё zojёs sё qiell - vatican newsMë pëlqen, o Mari, kjo festa jote,/që vjen në mes gushtit/e na kujton/se caku ynë nuk është prehja,/po lumturia e Hyjit....
Papa: lutuni për shtegtimin tim ekumenik në gjenevë - vatican newsNë pragun e udhëtimit të tij në Gjenevë me rastin e 70 vjetorit të Këshillit Ekumenik të Kishave, Papa Françesku, në për...
Papa takohet me meshtarët kilianë viktima të shpërdorimeve. - vatican newsDeklaratë e drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke: në këtë fundjavë, Papa do të ftojë në Shën Martë grup...
Programi shqip 19. 05. 2020 - vatican news__ The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the serv...
Latests News
Përgatitja e Kishës katolike në Kosovë për KrishtlindjeDioqeza kishtare Prizren-Prishtinë vazhdon përgatitjen shpirtërore e festive për kremtimin e Krishtlindjes dhe të Vitit ...
Kardinali grech, drejtuar kishave të amerikës së veriut: “mos kini frikë të flisni” - vatican newsVideomesazh i sekretarit të përgjithshëm të Sinodit të Ipeshkvijve, drejtuar Kishave të Amerikës së Veriut, që nisën sot...
Papa: shpërdorimi i ushqimit është turp - vatican newsMe rastin e Ditës së sotme Ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër shpërdorimit të ushqimit, Françesku i dërgon një mesa...
Kardinali zenari: pas 11 vitesh, lufta në siri, krejtësisht e harruar - vatican newsSi sot, më 15 mars 2011, fillonte lufta në Siri. Një konflikt, që shkaktoi gjysmë milioni të vdekur. “Mos lejoni të vdes...
Lugina e Preshevës – DWKalo tek përmbajtjaKalo tek lista qendrore e navigimitKalo tek më shumë oferta të DWVideot e funditRajonetEvropaGjermani...